Një letër nga te rinjtë

Një letër e hapur nga të rinjtë e fshatit Domgjon në Famullinë e Fanit për popullsinë, Kryetarin e Bashkisë, Ipeshkvin e Rrëshenit, drejtoreshën e shkollës Domgjon dhe të drejtorit të Fanit. Letra është shkruar në korrik. Ipeshkëvit iu dorëzua sot para meshës në Domgjon.
Një brez i ri po rritet falë Zotit.

Domgjon më 29.07.2017

Letër e hapur për popullin,

Kryetari i Bashkisë dhe Ipeshkëvi,

Drejtoresha e Domgjonit dhe Drejtori i Fanit.

Të Nderuar,

Ne që po ju shkruajmë jemi një grup të rinjsh nga Domgjoni, që kemi reflektuar për një javë të tërë për gjërat e mira dhe gjërat që mund të përmirësojmë dhe ju shkruajmë, sepse ne e dimë që ju mund të bëni diçka.

Ju kërkojmë popullit dhe kryetarit të Bashkisë që të vendosim kosha ku mund të hedhim mbeturinat dhe ne si banorë të ndërgjegjësohemi dhe të mbajmë pastër ambjentin, oborrin e Kishës, mirëmbajtjen e varrezave si dhe zhvillimin e organizimeve të ndryshme kulturore për të rinjtë në fusha të ndryshme si: sport, art, muzikë etj.

Ne mendojmë që kemi ambjente dhe bukuri të rralla natyrore që mund të promovohen turistikisht që ne të rinjtë nuk duhet të largohemi nga vendi ynë. Ndër të tjera kërkojmë që infrastruktura të çohet deri në fund, të bëhen rikonstruktime për shkollën dhe ne si të rinj të angazhohemi t’i mirëmbajmë ato. Duam që qëndra shëndetsore të jetë e hapur në shërbim të popullit, që infermierët të jenë gjithmonë prezentë. Gjthashtu kërkojmë që të ndihmohen të varfërit që jetojnë në kushte të vështira jetese.

Ju kërkojmë drejtorëve të shkollave të ndihmojnë nxënësit të cilët janë të shkëlqyer në mësime t’u japin bursa për të vazhduar shkollën. Gjithashtu kërkojmë që mësuesit të jenë të profilizuar dhe të zgjidhen në bazë të meritave.

Ipeshkëvit i kërkojmë të ndihmojë që të varfërit të mos ndihen të braktisur. Ne si të rinj mund të angazhohemi që t’i ndihmojmë me mundësitë tona. Ne angazhohemi gjithashtu që të mbështesim shoqatën e Caritas-it. Ju kërkojmë që të na organizoni takime shpirtërore për ne të rinjtë, që neve të na e bëjnë më të lehtë njohjen e Jezusit në jetën tonë të përditshme. Ne angazhohemi që të marrim pjesë në këto takime.

Ju falenderojmë për vëmëndjen që na jepni duke lexuar këtë letër. Ne jemi të bindur që përgjigjen do të na e jepni pozitive. Kështuqë të gjithë ne mund ta bëjmë vendin tonë më të bukur.

Faleminderit.

Të rinjtë e Domgjonit.

Previous Dinjiteti i punëtorëve dhe respektimi i të drejtave të tyre

Sugjerime

0 Komente

Nuk ka komente!

Ju mund te jeni i pari qe komentoni ne kete artikull!