Paliumi Metroplitan dhe emerimi i Vikarit te ri te Tiranes

Paliumi Metroplitan dhe emerimi i Vikarit te ri te Tiranes

Peregrinus.al  /

Me datë 2 korrik 2017 gjatë meshës në Katedralen e shën Palit në Tiranë, Arqipeshkëvi i Tiranë – Durrësit Imzot Gjergj Frendo O.P., mori paliumin metropolitan që iu vendos atij mbi shpatulla prej Nuncit Apostolik Arqipeshkëvit Charles John Brown sipas ritit të paracaktuar. Materialisht paliumin metropolitan Imzot Gjergj Frendo e kishte marrë prej papës Françesku në meshën e kremtuar në sheshin e shën Pjetrit në Romë me rastin e të Kremtes së Apostujve Pjetër dhe Pal më 29 qeshor 2017. Paliumi është një copë e leshtë e cila simbolizon delen mbi supet e bariut të mirë dhe është një simbol i pushtetit papnor të cilin Ati i shenjtë e ndan me metropolitët si kujdes për delet, pra për grigjën.

Po ashtu në meshën e të djelës bëri betimin e besnikërisë dhe shpalljen  e simbolit të fesë edhe Vikari i ri i Përgjithshëm i Dioqezës Tiranë-Durrës, don Arjan Dodaj. Don Arjani është me origjinë nga Laçi i Kurbinit dhe është shuguruar meshtar në Romë për një komunitet dioqezan me emrin “Casa Maria”. Ai është një dhuratë e fesë që Dioqeza e Romës i bën Arkidioqezës tonë Metropolitane. Don Arjani si Vikar do të zërë vendin e Dom Gjergj Metës i cili është emëruar Ipeshkëv i Rrëshenit prej Papës Françesku në muajin qeshor të këtij viti.

Previous Jezuiti Ladaria Ferrer, Prefekti i ri i Kongregatës për Doktrinën e Fesë
Next Jo aq afër atyre që sundojnë, por më shumë afër viktimave të padrejtësisë

Sugjerime