Jezuiti Ladaria Ferrer, Prefekti i ri i Kongregatës për Doktrinën e Fesë

Jezuiti Ladaria Ferrer, Prefekti i ri i Kongregatës për Doktrinën e Fesë

Peregrinus.al /

Papa Françesku ka emëruar spanjollin jezuit, të cilin e ka thirrur të vazhdojë në vend të Kardinalit gjerman Gehrard Muller mandati pesëvjeçar i të cilit mbaron me datë 2 korrik.

Sot Papa Françesku ka falenderuar kardinalin gjerman Gehrard Muller në përfundim të mandatit të tij pesëvjeçar si Prefekt i Kongregatës për Doktrinën e Fesë dhe President i Komisionit papnor “Ecclesia Dei”, i Komisionit Papnor Biblik dhe i Komisionit Teologjik Ndërkombëtar dhe ka thirrur që të vazhdojë në vend të tij Luis Fransico Ladaria Ferrer, jezuit spanjol sekretari aktual i dikasterit.

Me datë 9 korrik 2008 Benedikti XVI e kishte emëruar “numrin dy” të këtij dikasteri (që ai vetë kishte kryesuar nga 1981 deri në 2005). Atë Luis Francisco Ladaria Ferrer, profesor në Universitetin Gregorian, 73 vjeç, është prej Manacor, qyteti i dytë pas Palmas në Ishullin Maiorca në ishujt Baleare.

Me 23 shtator 2013 Papa Françesku e ka konfirmuar kardinalin gjerman Muller si Prefekt të Kongregatës. Benedikti XVI me datë 2 korrik 2012 e kishte emëruar pas Kardinalit William Joseph Levada.

Previous Nuk do t’i humbë shpërblimi
Next Paliumi Metroplitan dhe emerimi i Vikarit te ri te Tiranes

Sugjerime