Përshëndetje e P. Giovanni Peragine

Fort të dashur në këtë moment në zemrën time jehon fort himni i falënderimit të Marisë: “Shpirti im e madhëron Zotin…sepse e shikoi me pëlqim shërbëtoren e vet të përvuajtë”.

Po është e vërtetë perballë madhërisë së Hyjit që vepron në jetën tonë, gjithmonë në mënyrë të papritur dhe te habitshme, ndjej nevojën të falënderoj për atë që ështe duke kryer ne jetën time, pavarësisht prej limiteve dhe dobësitë të mia njerëzore.

Papa Françesku ka deshiruar që një misionar nga një qytet i “vogël”, në veri të Shqipërisë (Milot) të bëhet një Bari i një territori të gjerë që përfshin Administratën Apostolike në pjesën jugore të Shqipërisë. Për këtë arsye dua të falënderoj Papa Françeskun për besimin që më ka treguar duke më dërguar mua mes jush si Bari të ri.

Falënderoj menjehërë Shkelqesinë e Tij Mons. Hill Kabashi i cili për 20 vjet e udhëhoqi këtë administratë. Jam i sigurt se sakrificat që ai i ka bërë, sidomos në vitet e para, dhe punën që ai e ka bërë deri më sot, do të vazhdojnë të japin fryte edhe në të ardhmen.

Përshëndes dhe falënderoj të gjithë meshtarët dhe rregulltaret që punojnë në këtë administratë: besnikëria juaj ndaj Zotit, deshmia e përditshme dhe heshtja e jetës suaj të kushtuar në shërbim të më të dobtëve, janë për mua motiv inkurajimi në këtë çast dridhjeje.

Të dashur, kam qenë dërguar nga eprorët e mi në Shqipëri si misionar i Kongregates të Etërve Barnabit dhe si misionar kam ndërmend të vazhdoj shërbimin tim. Gjatë gati 25 viteve të meshtarisë sime, njëzet vjet i kam jetuar këtu në Shqipëri. Në këtë Kishë, në mesin e këtij populli kam mësuar të ushtroj ministerin tim, kam mësuar të dëgjoj njerëzit dhe ta bëjë famullinë time familjen time. Për këtë e përshëndes dhe falënderoj bashkësinë e famullisë së Milotit dhe gjithë dioqezen Tiranë – Durrës e cila për mua ka qenë si një nënë. Nënë Tereza e Kalkutës shpesh ka pohuar se ka pasur gjak shqiptari e zemër indiane. Edhe unë mund të thëm, pa dyshim, se kam gjak italiani e zemër shqiptari.

Motoja që kam zgjedhur është “Kulloti qengjat e mi.” Ashtu si Pjetri,  gjatë mundimeve për tre herë e kishte mohuar Jezuin, pasi kishte kërkuar të konfirmojë dashurinë e tij “më shumë se të gjithë“, edhe mua sot Zoti më kërkon t’i kullosë qengjat e tij, popullin e tij, duke filluar nga më të dobtit, më të varfërit, më të largëtit. Me ndihmën e “Bariut të Mirë” dua të bëhem i afërm të gjithëve për t’i dëgjuar, udhëhequr, mbështetur, mbrojtur e shërbyer.

I përshëndes që nga tani besimtaret e Kishës Katolike, ti cileve së shpejti do t’ua dergojë një mesazh pershendetje, edhe besimtareve të besimeve të tjera që janë të pranishëm në këtë territor: komunitetin musliman dhe bektashian dhe vëllezërit e Kishës Ortodokse.

Me ta dëshiroj të marre rrugë dialogu dhe bashkimi për të qenë gjithmonë shenjë më konkrete e Hyjit për njerëzimin.

Ju përshëndes  të gjithëve e lutuni për mua.

Previous Fjalimi i Dom Simon Kullit në diten e shpalljes si Ipeshkev i Sapes.
Next Mos ua kini frikën njerëzve

Sugjerime