Fjalimi i Dom Simon Kullit në diten e shpalljes si Ipeshkev i Sapes.

 

 

Shkëlqesi e nderuar Imzot Charles John Broën, Nunc Apostolik në Shqipëri,

I nderuar Imzot Massafra Arqipeshkev Shkoder-Pult, President i Konfereces Ipeshkvore të Shqiperisë.

I Nderuar Kleri i dioqezit të Sapës, të dashur besimtarë.

 

Së pari, dëshiroj të falenderoj Bariun e Mire Krishtin Zot i cili se harron kurre grigjen e vet dhe perkujdeset gjithmonë për të, e falenderoj Shpirtin Shenjt për çdo të mirë që ka bërë në jetën time, me jetën time dhe për jetën time, që po denjohet të më therrasë mua të padenjtin si pasues të apostujve për të perjetësuar veprën e Krishtit që është Bari i amshueshëm.

Së dyti, falenderoj  Kishën Shenjte Katolike, Shenjtin Atë Papë Franceskun për besimin në mua dhe vleresimin ndaj  jetës sime meshtarake.

Së treti  falenderoj klerin e dioqezës së Sapës dhe të gjithë  bashkpuntorët e ngushtë sepse secili nga ju ka kontribuar që Sapa të shëndërrohet në  një familje të mrekullueshme,  falë dashurisë që keni treguar dhe vazhdoni të tregoni ndaj meje duke më pranuar ashtu sikurse Zoti ka dashur që të jem.

Te jesh bari i një dioqeze është përgjegjësi e madhe dhe barrë e rëndë, për me tepër të jesh pasardhes i Imzot Avgustinit ketij bariu të mrekullueshem dhe të pa harruar. Do përpiqem të ndjek gjurmet tija. Dashuria e tij per këtë dioqezë më nxit të pranoj me bindjen dhe fenë e sigurtë se Krishti Bariu i mire është gjithmonë me ne deri në të sosur të botës dhe se kemi mbështetjen dhe ndërmjetësinë e Shenjtës Tereze të Kalkutës, martirëve të Shqipërisë, Zojës së Këshillit të mirë, Pajtores së Shqipërisë. Atyre u besoj vetvetën dhe popullin fisnik të Sapës.

Ju faleminderit!

Previous Përshendetja e Ipeshkëvit të zgjedhur të Rrëshenit, Dom Gjergj Meta
Next Përshëndetje e P. Giovanni Peragine

Sugjerime