Një mësim i vyer për Europën nga Shqipëria e vogël

Një mësim i vyer për Europën nga Shqipëria e vogël


Peregrinus.al   /

Përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Shqipërisë konferencë në Berlin për të treguar shembullin e harmonisë fetare në Shqipëri.

Në një takim sot pasdite ku ishin të pranishëm deputetë nga parlamenti i Gjermanisë, Presidenti i Republikës së Shqiperisë Z. Bujar Nishani, ambasadorë të disa vendeve europiane, ambasadori i Kosovës, përfaqësues nga ambasada e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi, u paraqit nga një panel me përfaqësues të feve të Shqipërisë, modeli i harmonisë fetare.

Një funksionar i Parlamentit Europian, pasi dëgjoi të gjitha fjalimet e përfaqësuesve të religjioneve, tha me entuziazëm: “Ja, kjo është ajo për çka ka nevojë Europa. Ky është kontributi që Shqipëria duhet ta sjellë në Europë.”

Delegacioni nga Shqipëria, i cili ndodhet prej dy ditësh në Berlin ku mori pjesë edhe në mëngjesin e lutjeve me pjesëmarrjen e Kryeparlamentarit të Gjermanise, përbëhet prej Gazmend Aga nga Komuniteti Mysliman, Hiresia e tij Andoni nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Dom Gjergj Meta nga Kisha Katolike, Baba Mondi Kryegjysh Botëror i Bektashinjve, Pastor Ylli Doçi Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë, Loreta Aliko Kryetare e Komitetit Shtetëror per Kultet si edhe Donika Hoxha Drejtore në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Previous Papa Ipeshkvinjve shqiptare: thirrjet, te rinjte dhe shmangni "mondanitetin"
Next Dialogu ndërfetar nis nga besimi në Zotin dhe jo nga politika - Interviste me Ate Mario Imperatorin SJ

Sugjerime