Papa Ipeshkvinjve shqiptare: thirrjet, te rinjte dhe shmangni “mondanitetin”

Papa Ipeshkvinjve shqiptare: thirrjet, te rinjte dhe shmangni “mondanitetin”

Sot ipeshkëvinjtë e Kishës Katolike në Shqipëri kanë takuar Shenjtërinë e tij Papa Françeskun në Vatikan. Ipeshkëvinjtë janë në Romë për vizitën e tyre ad limina. Kjo është një vizitë që çdo ipeshkëv duhet ta bëjë çdo 5 vjet në Romë për t’u takuar me Papën dhe me dikasteret romake. Gjatë vizitës Papa Françesku, në një klimë të ngrohtë dhe vëllazërore, ka dëgjuar me kujdes gjithçka Ipeshkvinjtë kanë thënë rreth jetës së Kishës shqiptare dhe angazhimit të tyre për unjgillizmin.

Papa, pasi ka treguar solidaritetin e tij me Kishën në Shqipëri, i ka falenderuar ipeshkëvinjtë per misionin e tyre per ta ringjallur Kishen pas diktatures ateiste dhe mizore komuniste. Ka kujtuar me mallëngjim vizitën e tij në shtator 2014, sidomos për praninë e shumë mijera të rinjëve. Ipeshkvinjtë i kanë treguar atij se si komuniteti katolik eshte rritur gjate ketyre 25 viteve.

Papa Françesku në fjalët e tij ka theksuar tre gjera: së pari se duhet te angazhohemi me shume per thirrjet per jeten meshtarake dhe jeten e kushtuar, duke inkurajuar te rinjte mos te kene frike t’i thone “po” Zotit; së dyti duhet te formojme te rinjte qe te behen tharm ne shoqeri; e ardhmja e Kishes dhe e shoqerise varet nga ata; ja pse edhe Sinodi i Ipeshkvinjve ne 2018 do te kete si teme “Te rinjte dhe ungjillezimi”; së treti te shmangim “mondanitetin'”, nje shpirt materialist dhe konsumist.

Në fund të takimit Ipeshkvinjtë i kanë dhuruar Atit të Shenjtë dy vëllimet me jetën e martirëve si dhe dy figura, njërën të Zojës së Këshillit të Mirë e tjetrën atë të martirëve.

 

Previous Bagëtia “pjell” zoti Imami, gruaja “lind”
Next Një mësim i vyer për Europën nga Shqipëria e vogël

Sugjerime