Kritere zbatuese për Amoris Laetitia, Dritë për familjet tona

Kritere zbatuese për Amoris Laetitia, Dritë për familjet tona

Nga Charles Jude Chicluna dhe Mario Grech   /

Njësoj sikur “ylli” që u priu mbretërve dijetarë drejt takimit me Jezusin, po ashtu edhe porosia apostolike Amoris laetitia ndriçon familjet tona në rrugëtimin e tyre drejtë Jezusit dhe ndjekjes së tij.

Kjo vlen edhe për çiftet dhe familjet që gjenden në situata të koklavitura, në mënyrë të veçantë ato që kanë të bëjnë me personat e ndarë apo të divorcuar që po përjetojnë një marrëdhënie të re. Disa prej këtyre personave, edhe pse “kanë humbur” martesën e tyre të parë, nuk “kanë humbur” shpresën e tyre në Krishtin Jezus. Ndërmjet tyre gjejmë ato që dëshirojnë fuqimisht të jetojnë në paqe me Hyjin dhe me Kishën dhe që na kërkojnë se çka duhet të bëjnë për të kremtuar sakramentet e pajtimit dhe të eukaristisë.

Sikurse dijetarët, që pasi e gjetën Jezusin, u kthyen nga një rrugë tjetër për në vendin e tyre (krh Mt 2,12), kështu ndodh që këto njerëz – nganjëherë pas një udhëtimi të gjatë e të vështirë – të takojnë Krishtin që u jep një të ardhme edhe ateherë kur rezulton e pamunudr të kthehen nga e njëjta rrugë e mëparshme. Nëpërmjet shoqërimit dhe shoshitjes së ndershme, Hyji është i aftë të hapë shtigje të reja përpara këtyre njerëzve, edhe pse i kanë mbijetuar një rrugëtimi  të shenjuar nga “terri” i zgjedhjeve të gabuara apo të përvojave të hidhura të shenjuara nga braktisja dhe tradhëtia. Në takimin e tyre me Krishtin dhe me Kishën, këto persona gjejnë një “dritë” që ndriçon jetën e tyre të tanishme dhe i ndihmon të ndërmarrin me shpresë dhe guxim rrugën e kthimit te Hyji.

Prandaj, sipas udhëzimeve të Papa Françeskut, ne ipeshkëvinjtë e Maltës dhe të Gozo-s ju ofrojmë juve, të dashur bashkvëllezër meshtarë në dioqezat tona, këto udhëzime për të shoqëruar përgjatë rrugës së “një shoshitjeje personale dhe baritore” ato persona që dëshirojnë të lexojnë historinë e jetës së tyre nën dritën e Krishtit (krh. Amoris laetitia, 300). Ju nxisim që këto udhëzime të lexohen nën dritën e referimeve që po ju tregojmë.

Para së gjithash duhet të kemi gjithnjë parasysh që shërbesa jonë baritore, ndaj personave që përjetojnë situata familjare të koklavitura, është shërbesa e Kishës e cila është nënë dhe mësuese. Ne meshtarët kemi për detyrë të ndriçojmë ndërgjegjet me kumtimin e Krishtit dhe të idealit të plotë të Ungjillit. Në të njëjtën kohë, kemi për detyrë edhe që, nëpër të njëjta gjurmë të Krishtit, të ushtrojmë “artin e shoqërimit” dhe të shndërrohemi në një burim besimi, shprese dhe integrimi për ata që kërkojnë të shohin Jezusin (krh. Gjn 12,21), veçanërisht për ato persona që janë më të brishtë (krh Amoris Laetitia, 291, 296, 308; Evangelii gaudium, 169). Në rastin e çifteve që kanë fëmijë, një integrim i tillë është i nevojshëm jo vetëm për ata, por edhe “për kujdesin dhe edukimin e krishterë të fëmijëve të tyre, që duhet të konsiderohen si më të rëndësishmit” (Amoris laetitia, 299; krh edhe Amoris laetitia, 245-246).

Kur takojmë apo vihemi në dijeni të perosnave që gjenden në stituata të quajtura “të parregullta”, duhet të angazhohemi që hyjmë në një bashkëbisedim me ta dhe ti njohim në një atmosferë dashurie autentike. Nëse në vijimësi ata shfaqin dëshirën apo pranojnë të ndërmarrin një proces serioz shoshitjeje baritore të situatës së tyre, t’i shoqërojmë pa përtesë dhe me shumë respekt, kujdes e përkujdesje. “Është e rëndësishme të ndjejnë se janë pjesë e Kishës, që nuk janë të çkishëruar dhe nuk janë të trajtuar si të tillë, sepse formojnë gjithmonë bashkimin kishtar” (Amoris laetitia, 243). Në këtë proces, detyra jonë nuk është thjesht ajo e dhënies së një leje për të marrë sakramentet apo të japim “receta të thjeshta” (krh. Amoris laetitia, 243) apo të zëmë vendin e ndërgjegjes së këtyre personave, por është ajo e ndihmës me durim që ta formojnë e ta ndriçojnë atë, në mënyrë që të jenë ato vetë të cilët arrijnë në marrjen e një vendimi të sinqertë përpara Hyjit dhe të bëjnë të mirën më të madhe të mundshme (krh. Amoris laetitia, 37).

Para se të marrim në shqyrtim kujdesin baritor ndaj atyre nxënësve të Zotit që kanë përjetuar përvojën e dështimit të martesës së tyre dhe aktualisht gjenden në një marrëdhënie të re, dëshirojmë t’u drejtojmë një fjalë atyre që bashkëjetojnë apo janë të martuar vetëm në gjendje civile. Këto persona “kanë nevojë për një përkujdesje baritore plot mëshirë dhe inkurajuese” (Amoris laetitia, 293) dhe “duhet të përballohen në mënyrë ndërtuese, duke kërkuar që të shndërrohen në mundësi ecjeje drejt plotësisë së martesës  dhe të familjes në dritën e Ungjillit” (Amoris laetitia, 294). Në shoshitjen baritore është me rëndësi të dallohen situatat nga njëra-tjetra. Në disa raste një zgjedhje e tillë “nuk është e motivuar nga paragjykime apo rezistenca ndaj lidhjes sakramentore, por nga situata kulturore dhe të kalueshme” (ibidem) e prandaj shkalla e përgjegjësisë morale nuk është e njejtë për të gjithë rastet. “Të kujtojmë se një hap i vogël, në mes shumë të metash njerëzore, mund t’i pëlqejë më shumë Hyjit se sa jeta e jashtme e korrkete e atij që i kalon ditët e tij pa u përballur me vështirësi të rëndësishme” (Amoris laetitia, 305, Evangelii gaudium, 44).

Të marrim në vlerësim tani shërbesën tonë me persona të ndarë që janë në një lidhje të re apo me persona të divorcuar e të rimartuar. Nëse gjatë procesit të shoshitjes me këto persona lind një dyshim i arsyeshëm sa i përket vlefshmërisë apo konsumimit të martesës kanonike, t’u propozojmë këtyre personave të bëjnë kërkesën për shpalljen e pavlefshmërisë apo për zgjidhjen e lidhjes maretsore.

Përgjatë një shoshitjeje të tillë, edhe këtu duhet të bëjmë dallimin e duhur ndërmjet një situate dhe një tjetre, sepse jo të gjitha rastet janë njësoj. “Një gjë është një lidhje e dytë e konsoliduar në kohë, me fëmijë të tjerë, me një besnikëri të provuar, përkushtim bujar, angazhim të krishterë, vetëdije për parregullsinë e situatës personale dhe vështirësi e madhe për t’u kthyer pas pa ndjerë në ndërgjegje që do të bihej në gabime të reja. Kisha pranon situata në të cilat “burri dhe gruaja, për shkak të motiveve serioze – sikurse për shembull edukimi i fëmijëve – nuk mund të plotësojnë detyrmin e ndarjes”. Është edhe rasti i atyre që kanë bërë përpjekje të mëdhaja për të shpëtuar martesën e parë dhe kanë pësuar një braktisje të padrejtë apo rasti i “atyre që kanë bërë një martesë të dytë për shkak të edukimit të fëmijëve e nganjëherë janë subjektivisht të sigurtë në ndërgjegje që martesa e mëparshme e shkatërruar në mënyrë të pariparueshme, nuk ka qenë kurrë e vlefshme”. Një gjë tjetër është një lidhje e ri që vjen nga një divorc i vonë, me të gjitha pasojat e vuajtjes dhe të pështjellimit që godasin fëmijët dhe familje të tëra apo situata e dikujt që në mënyrë të pësëritur ka pasur mungesa në angazimet e tij familjare. Duhet të jetë e qartë që ky nuk është ideali që Ungjilli parashtron për martesën dhe për familjen” (Amoris laetitia, 298)

Do të ishte me dobi që në këtë rrugëtim shoshitës, të shoqërojmë personat që “të shqyrtojnë ndërgjegjen, nëpërmjet çasteve të përsiatjes dhe pendesës”, në të cilat “do të duhej të pyesnin veten se si janë sjellë ndaj fëmijëve të tyre kur lidhja bashkëshortore hyri në krizë; nëse ka pasur përpjekje pajtimi; si është situata e partnerit të braktisur; çfarë pasojash ka lidhja e re në pjesën tjetër të familjes dhe në bashkësinë e besimtarëve; çfarë shembulli ajo u ofron të rinjëve që përgatiten për martesë” (Amoris laetitia, 300). Kjo vlen veçanërisht për ato raste në të cilat personi pranon përgjegjësinë e tij për dështimin e martesës.

Gjatë shoshitjes, duhet të vlerësojmë përgjegjësinë morale në situate të veçanta, duke konsideruar kushtëzimet dhe rrethanat lehtësuese. Në fakt “mund të ekzistojnë faktorë që kufizojnë aftësinë e vendimarrjes” apo që përderi edhe zvogëlojnë fajin apo përgjegjësinë për një veprim. Ndërmjet këtyre mund të dallojmë padijen, pakujdesinë, dhunën, frikën, papjekurinë afektive, zakonet, gjendjen e ankthit, afektet e parregullta dhe faktorë të tjerë psikikë apo shoqërorë (krh. Amoris laetitia, 302; Katekizmi i Kishes Katolike, 1735, 2352). Për shkak të këtyre kushtëzimeve dhe rrethanave, Papa mëson se “nuk është më e mundur të thuhet se të gjithë ata që gjenden në ndonjë situatë të ashtëquajtur “e parregullt” jetojnë në një gjëndje mëkati mortor, të privuar nga hiri shenjtërues”. (Amoris laetitia 301). “Është e mundur që brenda një situate objektive mëkati – që të mos jetë objektivisht fajtor apo që të mos jetë në mënyrë të plotë – të mund të jetohet në hirin e Hyjit, të mund të dashurohet e të mund edhe të rritet në jetën e hirit, duke marrë, për një qëllim të tillë, ndihmë nga Kisha” (Amoris laetitia, 305). Kjo shoshitje është e rëndësishme, sepse, sikurse shpjegon Ati i Shenjtë, në disa raste kjo ndihmë mund të jetë edhe ajo që vjen nga sakramentet (krh. Amoris laetitia, shënimi 351).

“Duke besuar se gjithçka është bardhë ose zi, nganjëherë mbyllim rrugën e hirit dhe të rritjes dhe shkurajojmë shtigje shenjtërimi që i japin lavdi Hyjit” (Amoris laetitia, 305). Prandaj kemi nevojë të ushtrohemi me urti në ligjin e gradualitetit (Amoris laetitia, 295) për të gjetur dhe hetuar praninë, hirin dhe veprimin e Hyjit në çdo situatë dhe të të ndihmojmë personat t’i afrohen më shumë Hyjit edhe kur “nuk janë në gjëndje të kuptojnë, të çmojnë dhe të praktikojnë plotësisht nevojat objektive të ligjit” (Amoris laetitia, 295).

Në procesin e shoshitjes, të shyrtojmë edhe mundësinë e përkormërisë bashkëshortore. Megjithëse është një ideal jo i lehtë, mund të ketë çifte që me ndihmën e hirit të praktikojnë këtë virtyt pa vënë në rrezik aspekte të tjera të jetës së tyre së bashku. Nga ana tjetër ka disa situata të ndërlikuara kur zgjedhja për të jetuar “si vëlla e motër” rezulton nga pikëpamja njerëzore e pamundur apo shkakton një dëm më të madh.

Atëherë, kur si rezultat i procesit të shoshitjes, i kryer me “përvujtëni, pa bujë, me dashuri për Kishën dhe mësimin e saj, në kërkimin e sinqertë të vullnetit të Hyjit dhe me dëshirën për të arritur në një përgjigje sa më të pëorsoru ndaj këtij vullneti” (Amoris laetitia, 300), një personi të ndarë apo të divorcuar, që jeton në një lidhje të re dhe arrin – me një ndërgjegje të formuar dhe të ndriçuar – të pranojë e të besojë se është në paqe me Hyjin, nuk mund t’i ndalet afrimi ndaj sakramanteve të rrëfimit dhe të kungimit (krh. Amoris laetitia, shënimi 336 dhe 351).

Gjatë shoshitjes, të shqyrtojmë me këto persona se si “pjesmarrja e tyre mund të shprehet në shërbime të ndryshme kishtare” veçanërisht në “rrafshin liturgjik, baritor, edukues dhe institucional” (Amoris laetitia, 299). Nuk mund të përjashtohet që këto persona të mund të jenë të përshtatshëm për të qenë kumbarë. Nga ana tjetër “nëse ndokush vazhdon në mëkat objektiv, sikurse kjo të ishte pjesë e idealit të krishterë, apo don të imponojë diçka të ndryshme nga çka mëson Kisha, nuk mund të pretendojë që të bëjë katekizëm apo të predikojë”. Një personi të tillë kemi për detyrë t’i kumtojmë sërish “Ungjillin dhe ftesën për kthim”. Megjithkëtë, “edhe për këtë person mund të ketë ndonjë mënyrë për të marrë pjesë në jetën e bashkësisë: në angazhime shoqërore, në bashkime lutjesh apo sipas asaj që nisma e tij personale, së bashku me shoshitjen mund të sygjerojë” (Amoris laetitia, 297).

Në këtë shoqërim është e rëndësishme që ne të dëgjojmë dhe të vlerësojmë vuajtjen e atyre personave që kanë pësuar padrejtësisht ndarjen, divorcin apo braktisjen për shkak të keqtrajtimeve të bashkëshortit. Kjo dhimbje bëhet edhe më traumatike në situatat e varfërisë. Falja për padrejtësinë që një person ka vuajtur nuk është e lehtë, por mbetet gjithmonë një rrugëtim që hiri e bën të mundur (krh. Amoris laetitia, 242).

Në përmbushjen e kësaj shërbese, kemi përgjegjësinë të shmangim rënien në rigorizëm apo në laksizëm. E ndërkohë ky proces na kërkon disa cilësi të rëndësishme ndërmjet të cilave: shpirti i dashurisë baritore, ndershmëria, diskrecioni, kthimi i vazhdueshëm dhe dashuria për Kishën dhe mësimin e saj (krh. Amoris laetitia, 267,300); një klimë kujdesi dhe dëgjimi ndaj asaj çka Hyji ka bërë “në fillim” (krh. Amoris laetitia, 61-66); një sjellje parvujtënie për të hequr sandalet para tokës së shenjtë të tjetrit (krh. Dal. 3,5; Evangelii gaudium, 169); dhe dëshira për të kërkuar me shpirt të sinqertë vullnetin e Hyjit dhe për të përhapur aromën e pranisë së afërt të Jezusit dhe vështrimin e tij personal (krh. Evangelii gaudium, 169).

Për të shmangur çdolloj skandali apo pështjellimi ndërmjet besimtarëve (krh. Amoris laetitia, 299) duhet të angazhohemi për të formuar veten dhe bashkësitë tona nëpërmjet studimit dhe promovimit të mësimit që gjendet në Amoris laetitia. Ky mësim kërkon nga ne “një kthim baritor” (krah. Evangelii gaudium, 25). Së bashku me Atin e Shenjtë edhe ne ipeshkëvinjtë ndjejmë se ka prej atyre që preferojnë një “baritore më të rreptë”, por bashkë me të ne besojmë sinqerisht që “Jezusi do një Kishë të kujdesshme ndaj të mirës që Shpirti përhap ndërmjet brishtësive: një Nënë që në castin në të cilin shhpreh qartësisht mësimin e saj objektiv, nuk heq dorë nga e mira e mundshme, edhe pse rrezikon të zhyhet me baltën e rrugës” (Amoris laetitia, 308).

E lartësojmë lutjen tonë drejt Hyjit, me ndërmjetësinë e Familjes së Shenjtë të Nazaretit, në mënyrë që meshtarët tanë, Kisha e Maltës dhe e Gozo-s, të jetë lajmëtare e gëzimit të dashurisë dhe të ndihmojë njeriun bashkohor t’i hapet zërit të Hyjit që kumbon në ndërgjegjen e saj e kështu të shohë se si hapet përapa tij një rrugë e re që e bën të dalë nga errësira drejt dritës.

Previous Të ngriturit e Jezusit në qiell Shëlbuemi
Next Promovimi i librit “In Memoriam”

Sugjerime