Papa Françesku krijon pesë kardinalë të rinj

Papa Françesku krijon pesë kardinalë të rinj

Peregrinus.al  /

Sot, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, Ati i Shenjtë Françesku ka shpallur një Koncistor për krijimin e kardinalëve të rinj. Ja çfarë tha Papa:

“Të dashur vëllezër e motra, dëshiroj të kumtoj se të mërkurën me datë 28 qeshor do të mbaj një Koncistor për emërimin e 5 kardinalëve të rinj. Prejardhja e tyre nga anë të ndryshme të botës përshfaq katolicitetin e Kishës së shpërndarë mbi të gjithë tokën dhe dhënia e një titulli apo e një diakonie në Romë shpreh përkatësinë e Kardinalëve në dioqezën e Romës që sipas shprehjes së njohur të Shën Injacit, “u prin në dashuri” të gjitha Kishave.

Të enjten me datë 29 qeshor, Soleminteti i Shenjtërve Apostuj Pjetër e Pal, do të bashkremtoj Meshën e Shenjtë me Kardinalët e rinj, me Kolegjin e Kardinalëve, me Arqipeshkëvinjtë e rinj Metropolitë, ipeshkëvinjtë dhe disa meshtarë.

Ja emrat e Kardinalëve të rinj:

  1. T. Imzot Jean Zerbo, Arqipeshkëv i Bamako, Mali.
  2. T. Imzot Juan José Omella, Arqipeshkëv i Barcelonës, Spanjë.
  3. T. Imzot Anders Arborelius, ocd, Ipeshkëv i Stokholmit, Suedi.
  4. T. Imzot Louis-Marie Ling Mangkhabekoun, Ipeshkëv titullar i Urjave të reja Proconsolare, Vikar Apostolik i Paksé, Laos.
  5. T. Imzot Gregorio Rosa Chávez, Ipeshkëv titullar i Mullit, ndihmës i Kryedioqezës së san Salvador, El Salvador.

Ia besojmë kardinalët e rinj mbrojtjes së Shenjtërve Pjetër dhe Pal, në mënyrë që me ndërhyrjen e Princit të Apostujve, të jenë shërbëtor autentikë të bashkimit kishtar dhe me atë të Apostullit të paganëve, të jenë kumtues të gëzueshëm të Ungjillit në tërë botën, dhe me dëshminë e këshillën e tyre, të më mbështesin më fuqishëm në shërbimin tim si Ipeshkëv i Romës, Bari universal i Kishës.

Previous Ç’mund të bëjë feja për krizën politike në Shqipëri?
Next Përvjetori i kalimit në amshim i imzot Lucjan Avgustinit

Sugjerime