Pervjetori i Imzot Lucjan Avgustini

Pervjetori i Imzot Lucjan Avgustini

“Unë jam ringjallja dhe jeta:
kush beson në mua,
edhe nëse vdes, do të jetojë.
Edhe kush jeton e beson në mua,
nuk do të vdesë askurrë”
(Gj 11,25-26).

Në përvjetorin e parë të kalimit të amshim të Imzot Lucjan Avgustini, Dioqeza e Sapës e kujton bariun e saj me datë 22 maj 2017, përmes një Kremtimi të veçantë të asaj dite.

Në Sallën e Takimeve pranë ambienteve të Kurjes Dioqezane:
– Ora 09.00. hapja e ditës.
– Ora 09.05 Fjala përshëndetëse: Dom Simon Kulli.
– Ora 09.10 Fjala Përshëndetëse e Kryetarit të Bashkisë, z. Zef Hila.
– Ora 09.15. Sh. T. Zoti Alfred Moisiu, ligjërim me temë: Roli i individit në shoqëri.
– Ora 09.30 Sh. T. Imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv në Kosovë.
– Ora 09.35 Fjala përshëndetëse e një prej Familjarëve të Imzot Avgustinit.
– Ora 09.40 Prezantimi i librit: “In Memoriam. Në nder të Imzot Lucjan Avgustini” nga redaktuesi i librit z. Nest Zefi.
– Ora 09.55 Sh. T. Imzot Charles John Brown, Nunc Apostolik në Shqipëri, fjalë përshëndetëse.

Në Katedralen kushtuar Shenjtës Tereza e Kalkutës (Nënë Tereza):

• Ora 10.30 Mesha Shenjtë të cilën e Udhëheq Sh. T. Imzot Zef Gashi, Arqipeshkëv nderi i Tivarit;
• Ora 12.00 Drekë/Cocktail në ambientet e Shtëpisë së Bamirësisë.

Imzot Lucjan Avgustini, në predikimin e Meshës së Vigjiljes së Pashkës të vitit 2016, duke komentuar Ungjillin e Markut 16, 1-8, mes të tjerave i qe drejtuar grigjës së vet me këto fjalë: “… Tregimi ungjillor i udhëtimit të grave tek varri i Krishtit është tregimi i udhëtimit shpirtëror të çdo njeriu tek vendi ku gjendet e varrosur shpresa e tij, nën gurin e rëndë dhe të palëvizshëm të dëshpërimit…. Krishti e ka rrokullisur gurin dhe ka hapur një udhë të re. Asnjë udhë tjetër, përveç kësaj të Krishtit, asnjë pushtet, asnjë pasuri, asnjë lavdi tokësore, asnjë sukses njerëzor nuk mund ta shmangin përplasjen me gurin e rëndë të dëshpërimit. Ka vetëm një rrugë për t’i shpëtuar vdekjes: kjo rrugë është Krishti…”.
Në Krishtin, Rruga e Vërteta dhe Jeta!

Previous Galateu per Smartphone – Bëhu Smart(wo)man!
Next Mbajtja e urdhërimeve dhe shpirti i së vërtetës

Sugjerime