Dhënia e shërbesës së akolitatit seminaristit Zef Marku

Dhënia e shërbesës së akolitatit seminaristit Zef Marku

Violeta Marashi   /

Të dielen e katërt të Kreshmeve, datë 26 mars 2017, gjate Meshës së Kremtuar në Katedralen Nënë Tereza në Vau – Dejes, seminaristi Zef Marku iu dha shërbesa e Akolitatit, nëpërmjet të cilit iu besua detyra për të ndihmuar meshtarët dhe diakonët në kryerjen e shërbesave të tyre, dhe si ministër i jashtëzakonshëm mund t’u shpërndajë Eukaristinë të gjithë besimtarëve dhe të sëmurëve.

Mesha u udhëhoq nga Administratori dioqezan i Sapës në bashkëkremtim me Rektorin e Seminarit Ndërdioqezan “Zoja e Këshillit të mirë” – Shkodër, dom Leonardo Falco dhe meshtarë të tjerë. Me falenderimin ndaj Zotit për dhuratën e thirrjes së Zefit, dom Simoni shprehi gëzimin e tij për përparimin e tij shpirtëror dhe intelektual, ku sipas gjykimit të eprorëve kompetent që kujdesen për të, po i jepet edhe shërbesa e akolitatit, një hap më shumë që e ofron drejt meshtarisë. Në vazhdim të homelisë së tij, dom Simoni kujtoi se thirrja lind prej t

akimit të dy lirive, asaj hyjnore dhe njerëzore, dhe është një ngjarje personale por edhe e bashkësisë edhe kishtare, sepse çdo thirrje nxitet prej Zotit si një dhuratë për Bashkësinë e krishterë. Duke përfunduar dom Simoni ftoi të gjithë bashkësinë famullitare dhe dioqezane për t’u lutur për thirrje të reja, për të shpallur Ungjillin e Krishtit.

Më pas riti i dhënies së Akolitatit vazhdoi me lutjen e bekimit, dorëzimin e bukës dhe të verës, si dhe me ritet e tjera vazhduese.

Shërbesa e akolitatit e angazhon edhe më shumë të zgjedhurin për të jetuar në mënyrë gjithnjë e më intensive flinë e Zotit duke ia përshtatur gjithnjë e më shumë qënien e tij dhe të vepruarit e tij. Falenderojmë Zotin për dhuratën e thirrjes bërë në personin e Zefit, në të cilin thirrja po rritet e piqet çdo ditë hap pas hapi, e do të kurorëzohet me Shugurimin Diakonal e Meshtarak.

Previous Motër Maria Kaleta nderohet me Titullin “Kryqi i Lartë për Kishën e Papën”
Next Ditar i Asamblesë së 89-të Përgjithshme të CEEC (Komisioni Evropian i Edukimit Katolik)

Sugjerime