Njih vetveten – te rinjte e dioqezes Tirane-Durres

Njih vetveten – te rinjte e dioqezes Tirane-Durres

Klevis Paloka  /

Me datën 18 mars 2017 në oratorin ” Don Bosko”, Tiranë është mbajtur takimi i dytë për formimin e të rinjëve për Arqidioqezën Tiranë-Durrës, ku të pranishëm ishin rreth 130 të rinjë nga famulli të ndryshme të arqidioqezës tonë. Ky takim i dytë kishte si temë kryesore ” Njohjën e Vetvetes”, “Kush jam unë dhe kush dua të bëhem?”.

Dita ishte e animuar nga momente të ndryshme argëtimi, e cila në pjesën më të madhe u udhëhoq nga Ate Wojtek Porada S.D.S, i cili nëpërmjet disa lojrave të ndryshme u përpoq të na mësonte sesi mund ta njihnim vetvetën tonë. Megjithëse në predikimin e tij, Ate Wojteku theksoi se “Nuk është shumë e rëndësishme që të degjojmë të gjitha fjalët që na thonë të tjerët sepse duke i bazuar nga fjalët e të tjerëve ne mund të dalim nga vetvetja. Por e rëndësishme është që ne të bëjmë atë që ndejmë pavarësisht se mund të paragjykohemi nga të tjerët, sepse nëse ne stepemi nga fjalët e të tjerëve nuk mund të japim asnjëherë më të mirën tonë. Por edhe nëse ne bazohemi nga fjalët e të tjerëve si përshembull nëse dikush na thotë që ne ” kemi telefon të bukur ose vishemi bukur”, ata na shikojnë thjesht si një mbajtës telefonash ose si një manekin rrobash.

Pas predikimit dha animimit nëpërmjet lojërave nga Ate Wojteku, të rinjtë u ndanë në 5 grupe në bazë të muajit të lindjes së tyre dhe iu dha një kohë rreth 60 minuta për të njohur njëri-tjetrin më mirë dhe për të diskutuar mbi temën e ditës.

Pas këtij momenti erdhi momenti më i rëndësishëm i takimit që ishte Mesha e Shenjtë e cila u udhëhoq nga Atë Laureano Del Otero Sevillano, por që ishin të pranishëm edhe disa meshtarë të tjerë. Në fund të meshës nga meshtarët u shpërnda një dhuratë simbolike, një laps i vogël që kishte mbishkrimin ” …në dorën e Zotit”, që ishin të përgatitura nga Mt. Malvina Doçi.

Në fund të këtij takimi nuk mund të mungonin as zhvillimi i Kampionatit të Volejbollit dhe Futbollit midis të rinjëve nga famulli të ndryshme. Takimi i tretë dhe i fundit

Previous IMZOT VINÇENC PRENDUSHI MARTIR - KTHEHET NË DURRËS (19 mars 2017)
Next Erdha në këtë botë të bëj gjyq

Sugjerime