Për një globalizim me fytyrë njerëzorë – Homazh ndaj Papa Palit VI

Për një globalizim me fytyrë njerëzorë – Homazh ndaj Papa Palit VI

Peregrinus.al /

Me rastin e 50 vjetorit të letrës Populorum Progressio të Papës Pali VI në seminarin Redemptoris Mater në Lezhë do të zhvillohet një takim rreth kësaj letre të rëndësishme të magjisterit social të Pali VI.

Takimi do të mbahet të shtunen me datë 25 mars 2017 në orën 10.00 pikërisht kur mbushem plot 50 vjet nga dalja e dokumentit.

Gjatë takimit do të ndërhyjnë profesoret e Institutit Teologjik-Filozofik të Shkodrës, p. Mario Imperatori,s.j.,  Dom Gjergj Meta dhe Dom Marjan Gega me një komunikim nga ana e Sh. S.T. Imz. Gj. Frendos, Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit.

Moderues i takimit do të jetë prof. dom C. Lorenzo Rossetti dhe hyrja është e lirë.

 

Previous Katër vjet në timonin e Kishës katolike!
Next Viti i mbrapshtë '67 - Një event në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit

Sugjerime