Udha e Kryqit për familjet në dritën e “Gëzimi i dashurisë”

Udha e Kryqit për familjet në dritën e “Gëzimi i dashurisë”

Bernard Caruana o.p.  /

Tradita e krishterë ka një parim në gjuhën latine që shpreh rëndësinë ose qendrën e kultit liturgjik në jetën e të krishterëve dhe misionin e Kishës njëkohësisht: Lex Orandi, Lex Credendi, që, fjalë për fjalë, do të thotë Ligji i lutjes (mënyra sesi lutemi dhe shprehemi gjatë liturgjisë) dhe Ligji i Fesë (përmbajtja e besimit tonë). Me kalimin e kohës kësaj motoje i është shtuar edhe lex vivendi ose lex bene operandi. Sidoqoftë, implikimi është i qartë: kur lutemi tregojmë çfarë besim kemi dhe rrjedhimisht, kulti ynë liturgjik pasqyron besimin tonë dhe identitetin e Kishës. Parimisht, burimet tona kryesore si të krishtërë (Bibla dhe Tradita) kanë këtë qëllim: që ndërhyrja e Zotit në historinë njerëzorë të ndikojë më të vërtet në jetën e çdo njeriu.

Falë përvojës së Fjales së Zotit të shkruar (Biblës), është përforcuar një traditë, ku mesazhi i Kishës trashëgohet dhe përhapet nëpërmjet shkrimit. Shumë dokumente kishtare janë munduar në historinë e gjatë të magjisterit, të shtjellojnë risinë e ungjillit. Ndonjëherë këto interpretime zgjedhin një fjalor të vështirë dhe jo të kapshëm nga besimtarët të thjeshtë dhe jo vetëm!

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për një nga dokumentet e fundit të Papës Françesk: “Gëzim i dashurisë”. Është folur shumë brenda dhe jashtë hallkave kishtare mbi nxitjes apostolike. Dekanati i Durrësit ka menduar që të përdorë këtë tekst, tashmë jo si objekt studimi por si mjet lutjeje. Në fakt, është përpunuar një Udhë Kryqi duke përdorur pikërisht disa citime nga dokumenti pas-sinodal duke shtuar lutjet që pasqyrojnë në njëfarë mënyre nevojat, kërkesat e popullit tonë.

Fakti që ky dokument qëndron larg nga pohimet dogmatike ose kërkesat ligjore ka ndikuar shumë që të zgjidhet si një tekst për lutje. Tematika mund të duket e paqëndrueshme, e papajtueshme, madje kontradiktore. Si mundet një dokument papnor që flet për “gëzimin” të na ndihmojë të sodisim hapat e Jezusit drejt kalvarit dhe rrjedhimisht të nxjerrim një interpretim të sotëm të realitetit të kryqit?

Këtu qëndron pikërisht bërthama e karakterit të nxitjes papnor. Para momenteve më të vështira, familja nuk duhet të dorëzohet kurrë, sepse vuajtja dhe kryqi të lexuar në dritën e Ngjalljes mund të bëhen shkak për një shpresë të re. Nëse familja arrin të përqëndrohet në Krishtin, Ai e njëson dhe e ndriçon gjithë jetën familjare. Dhimbjet e problemet përjetohen në bashkim me Kryqin e Zotit dhe përqafimi me Të lejon të durohen edhe momentet më të këqija. Në ditët e hidhura të familjes ekziston një bashkim me Jezusin e braktisur që mund të shmangë një përçarje.

Dhe atëherë, duke treguar një kujdes të veçantë ndaj familjeve të plagosura, Kisha paraqitet ashtu si Cireneu i cili lehtëson peshën e kryqit gjatë udhës se kalvarit ose si Veronika e cila është treguar

Previous Te kujtojme per te ndertuar te ardhmen - 50 vjet nga prishja e objekteve te kultit ne Shqiperi
Next Pusulla per Papen nga burgu i Milanos, i shkruajnë edhe dy shqiptarë

Sugjerime