Te kujtojme per te ndertuar te ardhmen – 50 vjet nga prishja e objekteve te kultit ne Shqiperi

Te kujtojme per te ndertuar te ardhmen – 50 vjet nga prishja e objekteve te kultit ne Shqiperi

Peregrinus.al  /

“Të kujtojmë për të ndërtuar të ardhmen” është titulli i eventit që do të mbahet nesër në Universitetin Katolik “Zoja e Keshillit te Mirë” ne pwrkujtim të 50 vjetorit të prishjes së objekteve të kultit në Shqipëri nga ana e regjimit komunist.

Përkujtimi i këtij përvjetori ka si qëllim që të kujtohet se çfarë ka ndodhur, jo aq shumë për të mbetur të ngujuar në të kaluarën, se sa për të ndërtuar të ardhmen në një shoqëri të lirë dhe demokratike në të cilën religjionet kanë një rol pozitiv.

Nën moderimin e gazetarit Alfred Lela, këtë përkujtim do ta hapë me një fjalë përshëndetëse Imzot Gjergj Frendo, Arqipeshkëv i Tiranë – Durrësit.

Eventi parashikon shfaqjen e dokumentarit televiziv “Viti i mallkuar 67’” i Top Media-s me autorë Genta Popën dhe Dash Kaloçin të cilët do të prezantojnë vetë këtë dokumentar.

Në një moment të dytë dhe kulmor të eventit do të jenë dy ndërhyrje nga Blendi Fevziu dh Aljula Jubani. Gazetari i TV Klan Blendi Fevziu do të përqendrohet në një këndvështrim personal rreth ndalimit të fesë në Shqëipri në mënyrë të veçantë raportin e Enver Hoxhës me Dom Shtjefën Kurtin dhe Nënë Terezën. Profesorëshë Jubani do të ndalet në pasojat morale dhe shpirtërore që pati për shoqërinë shqiptare ndalimi i fesë.

Pas këtyre dy fjalimeve do të shfaqet pjesa e dytë e dokumentarit “Viti i Mallkuar 67” duke përfunduar kështu eventin.

Previous Kush eshte Nunci Apostolik qe eshte caktuar ne Shqiperi?
Next Udha e Kryqit për familjet në dritën e "Gëzimi i dashurisë"

Sugjerime