Ti më shqyrton dhe më njeh – Liber i Kardinal Martinit ne shqip

Ti më shqyrton dhe më njeh – Liber i Kardinal Martinit ne shqip

Seminari Ndërdoqezan i Shkodrës parqet, me datë 22 shkurt 2017 në orën15.30, vëllimin “Ti më shqyrton dhe më njeh” të cardinal Carlo Maria Martinit. Ky libër është pjesë e kolanës Formin dhe përshpirtëri nën kujdesin e Arqipeshkëvisë Shkodër-Pult. Në takim do të flasin Dom Anton Ukaj i cili është edhe formator i vitit propedeutik në seminar si dhe studenti i Teologjisë, Dr. Jetmir Nikolli me moderimin e Lule Temait e cila është bibliotekare në Seminarin Ndërdioqezan. Më poshtë po paraqesim edhe hyrjen e Librit nga Don Leonardo Falco, Rektor i seminarit.

Hyrje

Me rastin e XXV° – vjetorit të rihapjes së Seminarit tonë pas përvojës së tmerrshme të diktaturës (06.02.1992), me mirënjohje ndaj Hyjit po paraqes vëllimin e dytë të kolanës «Formim dhe Përshpirtëri», që ekipi i Seminarit Ndërdioqezan u ofron të gjithë të rinjve, të cilët  vazhdojnë të kërkojnë në Hyjin lumturinë e jetës së tyre, si dhe formatorëve që merren me formimin e meshtarëve dhe rregulltarëve të ardhshëm në Shqipëri.

«Ti më shqyrton e më njeh»: një tekst i vogël, por domethënës, përmes të cilit, Kardinali Carlo Maria Martini ndihmon në përgjigjjen e dy pyetjeve: «Kush jam unë?», dhe «Kush je ti, o Zot?».

Duke ndjekur shëmbullin e Nënë Terezës dhe të Martirëve tanë, ju uroj të gjithë lexuesve që të mund të fillojnë një ecje zbulimi të vetë identitetit të tyre, duke vënë në qendër të këtij kërkimi, jo vetveten, por Krishtin, i cili  «ia zbulon plotësisht edhe njeriun, vetë njeriut dhe i tregon thirrjen e tij tejet të lartë» (GS 22).

                                                                                                            Dom Leonardo Falco

                                                                                                                       Rektor

 

Previous Parathënie e Papës në librin e viktimës së abuzimit
Next Chiara dhe Familja - Takim per t'i dhene shprese familjes

Sugjerime