SHEN VALENTINI, “Shenjti i dashurisë”.

SHEN VALENTINI, “Shenjti i dashurisë”.

AGUSTIN BARDHI/

Ndërmjet të vërtetës dhe legjendave të ndërtuara rreth tij, ai i kalon kufijt e kristianizmit duke u bërë një figurë e dashur nga të gjithë. Data 14 shkurt në kalendarin katolik shënon Shën Cirilin e Metodin vëllezërit murgj më origjinë nga Selaniku që në fillimin e shëkullit IX ungjillizuan popujt sllav. Por në të njejtën ditë kalëndari shënon edhe Shën Valentinin, “pajtor i të fejuarve, i dashurisë.”

Shenjti martir lindi në Terni (It) rreth 175 dhe u bë ipeshkvi i parë i qytetit në 197 i emëruar nga Papa Feliciano. Për traditën e Kishës Shën Valentini është autor i shumë mrekullive, mbi të gjitha ai njihet si mrojtësi i të dashuruarve, nga ku fiton edhe emertimin “shenjti i dashurisë”. Është i konsideruar i tillë sepse celebroi martesën ndërmjet Romakut pagan Sabino dhe të krishterës Serapia. Shën Valentini vdiç me 14 shkurt 273 me urdher të Placido Furiu gjate periudhës së përsekutimeve të urdheruara nga Perandori Aurelio.  Festa e ipeshkvit e martirit Valentin lidhet me festimet e lashta greke e romake, që organizoheshin për nder të zotit pagan Luperkut. Këto festime lidheshin me ritet pagane të pjellorisë. Kisha me qëllim për t’i larguar njerëzit nga paganizmi i kristianizoi këto rite pagane dhe e njohu Shën Valentinin  si mbrojtës i të fejuarve. Në 1644 qyetarët e Ternit e thirrën martirin si pajtor të qytetit.

Por festa si festohet sot i mbështetet më shumë legjendës, e lindur në vendet anglosaksone, sipas së cilës thuhët së ai zakonisht ju dhuronte të rinjve lule nga kopshti tij. Thuhet se një ditë Shën Valentini dëgjoj dy të rinjë duke kaluar afër kopshtit të tij, dy të rinjë të fejuar që po ziheshin. Atëher ai shkoj t’i takojë më një lule në dorë që ua dhuroj, duke i lutur që mos të ziheshin e duke u kërkuar atyre të shtërngonin bashkë lulën dukë ju lutur zotit që dashuria e tyre të zgjaste përgjithmonë. Pak kohë më vonë çifti i kërkoj atij bekimin martesor. Kur historia u përhap, shumë kërkuan të shkonin në pelegrinazh tek ai.

Tek ipeshkvi i Ternit çiftet shkonin çdo 14 te muajit, ditë e kushtuar bekimeve. Pastaj data u ngushtua duke u vendosur vetëm me 14 shkurt, sepse në atë ditë të 273 vdiq. Trupi iu mbart në Terni, ku ndodhen edhe sot e kësaj dite reliket e tij.
Emri i Shën Valentinit përmendet për herë të parë në një dokument zyrtar të Kishës së shekujve V-VI. Tekste të tjera e përmendin Shën Valentinin që në vitin 197, si qytetar e ipeshkëv i Ternit e, sidomos, si njeri i famshëm për shenjtërinë e jetës, për bamirësinë e përvujtërinë, për apostullimin e zellshëm e për mrekullitë.
Zoti është Dashuri, ai është burimi i pashterrshëm i mirësisë.

Në të vërtet çdo histori e ndërtuar rreth këtij përsonazhi niset nga ky martir i cili jetën e vet e jetoj për Ungjillin si dëshmitar i Dashuris së Zotit. Bota ka nevoj për njerëz që predikojnë dashurin e që ndihmojnë në mbrojtjen e saj. Ndër ta është patjetër shën Valentini, përtej çdo ekzagjerimi komercial.

Previous Familja është një dëshirë e gjallë mes të rinjëve
Next Kremtimi i Zojës së Lurdit në Sapë

Sugjerime