Tiranë: lutja për bashkimin e të krishterëve

Tiranë: lutja për bashkimin e të krishterëve

Peregrinus.al   /

Në ambjentet e Arqipeshkëvisë së Tiranë-Durrësit, me rastin e Javës së Lutjes për Bashkimin e të krishterëve u mbajt një takim lutjeje, ku morën pjesë anëtarë të bashkësive të krishtera të Tiranës. Konkretisht ishin të pranishëm nga Kisha Katolike, Kisha ortodokse dhe Vëllazëria Ungjillore. Takimin e hapi Atë Zef Bisha i cili është edhe i ngarkuar për Ekumenizmin në Arkidioqezën Tiranë-Durrës. Po ashtu në takim ishte i pranishëm Arqipshkëvi i Tiranë – Durrësit, Imzot George Frendo O.P.  dhe kryetari i Vëllazërisë Ungjillore Pastor Ylli Doçi, klerikë ortodoksë e një numër i konsiderueshëm besimtarësh.

Gjatë lutjes su lexuan disa pjesë biblike dhe u bënë tre ndërhyrje nga tre përafqësues të komuniteteve të krishtera të pranishme. Në fund u ndanë dhuratat e ndërsjellta, u shkëmbye shenja e paqes dhe ishte rezervuar edhe një moment bashkëndarje i ushqimit.

Ky është i disati vit që në Arkidioqezën Tirane-Durrës kremtohet java për lutjen e bashkimit të të krishterëve dhe gjithmonë pritet me entuziazëm nga besimatërt e Kishave përkatëse.

Previous Mediat të jenë përçuese të lajmit të mirë
Next Të kujtojmë për të ndërtuar të ardhmen*

Sugjerime