Është i nevojshëm një katekumenat për t’u përgatitur për martesën

Është i nevojshëm një katekumenat për t’u përgatitur për martesën

Osservatore Romano  /

Gjyqit të Rotës Romane Papa i kërkon më shumë kujdes për të fejuarit dhe çiftet e reja

Dashuria ka nevojë për të vërtetë

Marrëdhënia ndërmjet besimit dhe martesës e në mënrë të veçantë “perspektivat e fesë që janë në brendi të kontekstit njerëzor dhe kulturor në të cilat formohet qëllimi martesor”, kanë qenë në qëndër të fjalimit të Papës drejtuar gjyqtarëve, avokatëve dhe bashkëpunëtorëve të Tribunalit apostolik të Rotës Romane, në pritje tek papa të shtunën paradite me datë  21 janar me rastin e hapjes së vitit gjyqësor.

Formimi dhe shoqërimi janë dy termat rreth të cilave Papa ka zhvilluar reflektimin e tij, duke u nisur nga premisa se “është më shumë se kurrë e nevojshme të thellohet raporti ndërmjet dashurisë dhe të vërtetës”, sepse  – ka shpjeguar ai duke cituar Lumen fidei të paraardhësit të tij Benedikti XVI – “dashuria ka nevojë për të vërtetën”.

Lidhur me këtë Françesku është dëftuar i vetëdijshëm për faktin “se një mendësi e përhapur priret të errësojë hyrjen në të vërtetat e amshuara” duke përfshirë “sjellet dhe mënyrat e veprimit të vetë të krishterëve”. Dhe “një kontekst i tillë, i mangët me vlera religjioze dhe besimi, nuk mund të mos kushtëzojë edhe pëlqimin martesor”. Ja pse, ka sygjeruar Papa, “përballë kësaj situate, duhet të gjenden instrumenta të vlefshëm zgjidhjeje”. I pari ndër to është “formimi i të rinjëve, nëpërmjet një rrugëtimi të përshtatshëm përgatitjeje që ka si synim rizbulimin e martesës dhe të familjes sipas shestimit të Hyjit”. Edhe pse “sot më shumë se kurrë, kjo përgatitje paraqitet si një rasti i vërtetë dhe i mirëfilltë ungjillizimi i të rriturve dhe shpesh i të ashtëquajturve të largët”. Prej këtu vjen edhe ftesa për vepruesit baritorë dhe organizmat e paracaktuar për baritoren e familjes, që të bëjnë “gjithnjë e më të efektshme itineraret e përgatitjes për sakramentin” që si pasojë ka nevojë për një katekumenat të ri.  Duke pranuar edhe dëshirat e etërve të Sinodit të fundit – ka porositur Papa – është urgjente të aktualizohet konkretisht ajo çka është paraqitur në Familiaris Consortio”.

Rruga e dytë ka të bëjë më “ndihmën që u duhet dhënë të rinjëve të sapomartuar që të vazhdojnë një ecje në besim në Kishë edhe pas kremtimit të martesës”. Pra, sipas Françeskut, duhen “dalluar një projekt formimi për të rinjtë e martuar, me nisma që kanë si synim një vetëdije në rritje për sakramentin e marrë”

Osservatore Romano, 21 janar 2017

Previous Mes traditës dhe polemikës*
Next Të komunikosh shpresë dhe besim në kohën tone

Sugjerime