Simpozium Ndërfetar  “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”

Simpozium Ndërfetar “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”

PEREGRINUS.AL  /

Ditën e mërkurë, me datë 18 janar 2017, ora 11.00, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër, në bashkëpunim me Akademinë Teologjike Ortodokse, Durrës dhe Institutin Filozofik e Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër, organizuan simpoziumin ndërfetar mes tre shkollave të larta teologjike, myslimane, ortodokse dhe katolike, me temë:

Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”, me referues pedagogë dhe drejtues të tre shkollave teologjike dhe me pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit pedagogjik të tyre.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte gjithashtu edhe ekspozita me fotografi e ngjarjeve apo aktiviteteve të ndryshme ndërfetare përgjatë viteve të fundit në Shqipëri.

 

Programi:

Datë: 18 Janar 2017

 Ora: 11:00-12.00

 Vendi: Kolegji Universitar Bedër, Salla e konferencave

 

 Moderator: Dr. Genti Kruja

Përshëndetje:

Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektor i Universitetit Bedër

Referues:

Atë Mario Imperatori – Instituti Filozofik dhe Teologjik Katolik

Thoma Comeni, Akademia Teologjike Orthodhokse

Elton Karaj, Kolegji Universitar Bedër

Pyetje-Përgjigje

12.30 dreka, çaj, kafe

Previous Dioqeza Sape ne ndihme te familjeve te izoluara nga i ftohti
Next Nuk ka meshtarë? Deo gratias!

Sugjerime