Paraqitet në Vatikan dokumenti i Sinodit të Ipeshkvinjëve kushtuar të rinjëve

Paraqitet në Vatikan dokumenti i Sinodit të Ipeshkvinjëve kushtuar të rinjëve

Peregrinus.al   /

“Papa dëshiron t’i skalisë një motivim të gdhendur njerëzor dhe kishtar Sinodit të ardhshëm të ipeshkëvinjëve rreth të rinjëve, me vetëdijen se mosha rinore ka nevojë t’i përshtatet realiteteve të ndryshme vendore”. Kështu Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit të Ipeshkëvinjëve, Kardinal Lorenzo Baldiserri, duke paraqitur në Vatikan dokumentin përgatitës të Asemblesë së 15-të të Përgjithshme të Zakonshme të Sinodit, i cili është programuar për në tetor të vitit 2018 me temë: “ Të rinjtë, beismi dhe shoshitja e thirrjes”. Në Konferencën për shtyp kanë marrë pjesë edhe Mons. Fabio Fabene, nënsekretar i Sindoit të ipeshkëvinjëve dhe Elvis Do Ceu Nikolaia Do Rosario e Federica Ceci, dy të rinj nga famullia e Shën Tomë Moro-s në Romë.

Dokumenti përgatitës i është dërguar këshillit të hierarkëve të Kishave orientale katolike, konferencave ipeshkëvore, dikastereve të Kuries Romake dhe Unionit të Eprorëve të Përgjithshëm, për të mbledhur informacione rreth gjëndjes së të rinjëve në kontekste të ndryshme në të cilat jetojnë, me qëllim përpunimin e Instrumentum laboris. I drejtohet të rinjëve të të gjithë botës. Dokumenti ndahet në tre pjesë. Në pjesën e parë fton që të vihemi në dëgjim të realitetit. E dyta ka të bëjë me besimin, shoshitjen dhe thirrjen. E treta përqendron vëmendjen e saj në veprimin baritor të bashkësisë kishtare.

Një pyetësor për të rinjtë

Pjesë përbërëse e dokumentit është një pyetësor drejtuartë rinjëve, ka shpjeguar Mons. Baldiserri. Pyetësori “ndahet edhe ai në tre pjesë. Pjesa e parë katë bëjë me mbledhjen e të dhënave statistikore. E dyta ka në përbërjen e saj pyetje. Risia qëndron në faktin se pyetjeve të përgjithshme të parashtuara për të gjithë pa dallim (15 gjithsej) u shtohen 3 pyetje specifike për çdo zonë gjeografike, të cilave u kërkohet përgjigjja vetëm prej atyre që i përkasin Kontinenetit të interesuar. Pjesa e tretë ka si objekt “bashkëndarjen e praktikave” sipas mënyrave që paraqiten qartësisht në dokument. Qëllimi I kësaj pjese, edhe kjo një risi, është të pasurojë të gjithë Kishën duke bërë të njohur përvojat e ndryshme, që shpesh paraqesin interes të madh, që zhvillohen në pjesë të ndryshme të botës, në mënyrë që të jenë ndihmë për këdo. Elementët që dalin në pah nga përgjigjet do të shërbejnë për redaktimin e Instrumentum laboris, dokument që u dorëzohet etërve sinodalë para Asemblesë”.

Dokumentin pergatites  mund ta gjeni duke klikuar ketu.

*marre nga www.avvenire.it

Previous Motrat alkantarine dhe kremtimet 20 vjetorit të pranisë së tyre në Vlorë
Next Dioqeza Sape ne ndihme te familjeve te izoluara nga i ftohti

Sugjerime