Motrat alkantarine dhe kremtimet 20 vjetorit të pranisë së tyre në Vlorë

Motrat alkantarine dhe kremtimet 20 vjetorit të pranisë së tyre në Vlorë

Shumë të dashur

për të festuar 20 vitet e pranisë së familjes sonë françeskane alkantarine në tokën Shqiptare, kemi menduar tre momente për të jetuar së bashku, njëri në dhjetor me rastin e Krishtlindjes që e kemi shijuar me njerëzit dhe fëmijët e fshatit tonë, një tjetër në janar që dëshirojmë të bashkëndajmë me Kishën shqiptare dhe një tjetër në qeshor me të gjithë ata që kanë mundësuar realizimin e misionit tonë!

Prandaj dëshirojmë të vazhdojmë festimet!

Zyrtarisht Mesha e themelimit është kremtuar më 26 janar 1997.

Në të njëjtën datë dëshirojmë të kremtojmë në përkujtim Eukaristinë e Shenjtë në Kishën tonë famullitare të Vlorës -Shën Luigji Gonzaga- në orën 11.00 dhe do të vazhdojmë me një moment feste dhe një koktej në Qendrën tonë Shën Françesko në Babicë të Madhe duke ofruar akoma mundësinë për  të vizituar Ekspozitën Fotografike.

Previous Të dashur të rinj ... ju mund të ndërtoni një botë më të mirë*
Next Paraqitet në Vatikan dokumenti i Sinodit të Ipeshkvinjëve kushtuar të rinjëve

Sugjerime