Një letër nga Jezusi fëmijë për Krishtlindje

Një letër nga Jezusi fëmijë për Krishtlindje

PASHK NDOJ   /

Siç e dini datëlindja ime po afrohet. Çdo vit bëhet një fest për nderin tim dhe mendoj që edhe këtë vit festa do të përsëritet. Gjatë kësaj kohe shumë njerëz janë duke blerë  dhurata, janë  duke u bërë  shumë lajmërime në  radio, publicitete në  televizion, dhe në  çdo pjesë  të  botës, çdo njeri është duke folur rreth ditëlindjes sime që po afrohet. Më  vjen mirë  që  sëpaku një herë në vit disa njerëz, mendojnë për mua. Siç e dini festimi i ditëlindjes sime filloi shumë  vite më  parë. Në  fillim njerëzit duket se arrinin të kuptonin dhe të ishin falënderues për gjithçka kisha bërë për ta, por sot duket se askush nuk e dinë arsyen pse festojnë. Familjet dhe miqtë mblidhen së bashku dhe argëtohen shumë, megjithatë nuk e dinë pse festojnë. Më  kujtohet se si vitin e kaluar u bë një aheng i madh  në  nderin tim. Tryeza e darkës ishte shtruar me ushqime nga më të shijshmet. Dekori ishte i mahnitshëm dhe kishte shumë dhurata të  mbështjella bukur. Mirë po a dëshironi të  dini diçka? Unë nuk isha i ftuar! Unë  mysafiri i nderit dhe ata kishin harruar të më qonin ftes. Festa po bëhej për mua, mirëpo kur dita erdhi, mua më lanë jashtë, ata ma përplasën derën mu në fytyrën time….dhe unë, unë kisha shumë dëshirë të rrija me ta… në  të vërtet kjo gjë  nuk më  befasoj aspak, sepse këto vitet e fundit, të  gjithë  ma mbyllin derën. Përderisa nuk isha i ftuar, unë vendosa të  hyj në shtëpi fshehurazi dhe pa bërë  zë. Unë hyra brenda dhe hyra në  një  qoshe .për të  arritur kulmin rreth mesnatës erdhi një  i shëndoshë  me veshje të  kuqe dhe me mjekër të bardhë, sikur festa po bëhej në  nder të tij. Erdhi ora 12, njerëzit filluan të  përqafohen: unë  i zgjata duart për të  parë  se ndokush me shpresë  do të  vinte të  më  përqafonte…. Dhe e dini çfarë ….. Asnjeri nuk më  përqafoj. Kur filluan të  hapnin dhuratat, fillova të  shikoj se mos kishte ndonjë edhe për mua, por nuk kishte. Si do të ndiheshe ti sikur në  ditëlindjen tënde, nuk do të  ishte një  dhuratë  për ty edhe pse ti je motivi i vetë festës. Çdo vit po bëhet më  keq. Njerëzve u vienë  ndërmend të  hanë  dhe pinë, dhurata e ahengje, mirëpo askush nuk kujtohet për mua. Dua që në  këtë  krishtlindje ti të më  lejosh të hyj në jetën tënde. Dua të  kuptosh faktin se afërsisht  para 2000 vitesh erdha në  këtë  botë  që  ti të  shpëtoheshe. Sot, unë dua që  thjeshtë  ta besosh këtë  gjë  në  zemrën tënde. Dua të  ndaj diçka me ty. Përderisa shumë  njerëz nuk më  kanë ftuar në  festat e tyre, Unë  kam vendosur një  festë  madhështore që askush se ka imagjinuar. Do të  jetë  një  festë madhështore. Akoma jam duke u marr me përgatitjet fundit. Sot kam filluar të shpërndaj shumë  ftesa dhe këtu është  edhe një  për ty. Do të  doja të dija nëse do të  marrësh pjesë në  mënyrë që  ketë një  rezervim për ty dhe, të shkruaj emrin tënd me shkronja të  arta në  librin tim të  madh  të  mysafirëve. Vetëm ata që  emrat e të  cilëve janë shkruar në  librin e mysafirëve, do të  jenë  ftuar në  festë. Ata që  nuk i përgjigjen ftesës Sime do të  ngelin përjashta. Përgatitu sepse kur çdo gjë  të  jetë  gadi, ti do të  jesh pjesë e festes sime të  ardhshme. Mirupafshim së  shpejti.

Previous Pritjet zyrtare të Krishtlindjes dhe një gjest ungjillor
Next Krishtlindja na zbulon fytyrën e vërtetë të Hyjit, por edhe fytyrën e vërtetë të njeriut

Sugjerime