Meditime per kohën e ardhjes  / 4

Meditime per kohën e ardhjes / 4

Bernard Caruana O.P.  /

“Kthehen me përpikmëri befasuese Krishtlindjet, ardhja e Zotit”. Të përpikta janë Krishtlindjet jo vetëm për shkak të ngjarjeve kronologjike dhe të dëshirës së vazhdueshme njerëzore për fëmijërinë, por si përmbushje e pabesueshme e Premtimit: “Unë jam me ju”. “Emanueli, Hyji-me-ne”, është çelësi i leximit dhe vula e historisë personale dhe të bashkësisë.

In novitate vitae. Krishtlindjet janë të reja, synim i një jete të re. Jeta rilind dhe vishet me atë që nuk ishte përpara. Bëhet fjalë të kalohet frika e të resë që vjen drejt nesh, në veçanti frika e të ardhmes. Na vjen të mendojmë për shumë shenjat e të resë, si Krishtlindjet e përditshme, nga të cilat kemi ndjerë kënaqësi në ekzistencën tonë. Dominikani i madh Yves Congar ka pohuar: Në pragun e shekullit atomik (1900) dora e Zotit ka zbritur dy prozhektorë që quhen Tereza e Lisieux-së dhe Charles de Foucauld. Në urtinë e tij Hyji ka dërguar, mund të thuhet zbulim i ripërtërirë, si profeci, që të jenë për ne pararojë dhe udhëheqës, shenjtërit e tij domethënë  të drejtët, sipas shprehjes së bukur biblike. Janë një letër e hapur që arrin me zgjedhjen e kohës së përkryer, të saktë, milimetrike!

Një prozhektor tjetër drite për të jetuar Krishtlindjet në mënyrë të denjë është shpallja e përvuajtur dhe solemne e besimit tonë, nën rrugën e traditës së madhe të krishterë: propter nos homines et propter nostram salutem descendit de coelo et incarnaus est. Biri i Hyjit është bërë njeri që njeriu të njihte më në fund thirrjen dhe misionin e tij. Liturgjia e Krishtlindjeve i kërkoj atij që drejton, atij që merr pjesë në kremtimin eukaristik jo vetëm të përkulet, por të gjunjëzohet: të adhurojë dhe të heshtë.

Del këtu në dritë mrekullia e Mishërimit, vulë e fesë së krishterë dhe në veçanti e Kishës Katolike. Misteri i Mishërimit, na kërkon të jemi jo vetëm njerëz, jo vetëm hyjni, por hyjnor dhe njerëzor së bashku. Krishti është e vërteta, shkëlqim i lavdisë së përjetshme; Krishti është mish. Dhe ne jemi të mbrujtur me shpirt dhe me mish. (Agustini në «Fjalime 25, 7-8»).

 

  • Krishti Zoti ynë, për dashurinë e tij të pafund është bërë ashtu siç jemi ne për të na bërë ashtu siç është ai (Iren.adv.hear.V prol.36ss). (Christus Dominus noster, « propter immensam suam dilectionem factus est quod sumos nos, uti nos perficeret esse quod est ipse »):

 

  • Krishti erdhi për «të na treguar gjërat e Hyjit». Nga njëra anë duke iu çuar njerëzve Hyjin nëpërmjet Shpirtit, dhe nga ana tjetër duke e kthyer njeriun te Hyji nëpërmjet mishërimit të tij (ibid.). (Christus venit «enarrare nobis quae sunt Dei» …ad homines quidem deponente Deum per Spiritum, ad Deum autem rursus imponente hominem per suam incarnationem).

 

  • Mishi është strehë dhe i aftë për pushtetin e Hyjit; i bërë i aftë të marrë pjesë në jetë. (Ibid.) (Perceptix et capax caro virtutis Dei, partecipatrix vitae).

 

Thotë Gaudium et Spes:

« Krishti është njeriu i përkryer dhe në të natyra njerëzore është marrë pa pasur nevojë të asgjësohet; me Mishërimin Biri i Hyjit është bashkuar me çdo njeri në një farë mënyre (n. 22). Të krishterët punojnë, si Zoti i tyre, me duar njeriu, mendojnë me mendje njeriu, veprojnë me vullnet njeriu, duan me zemër njeriu: jeta e tyre është një « mister i Pashkëve ».

Tani të kthehemi në Nazaret pas Betlehemit, emblemë dhe thirrje tërheqëse e mësimit sesi të punohet në mënyrë ungjillore fara. Thirrja tingëllon fort edhe për në burra dhe gra që mbjellim në Shqipëri, të ditur që në Kishë dëshmojmë dashurinë dhe të vërtetën. Neve na kërkohet nga Krishtlindjet që të fitojmë frikën e të ardhmes, të së resë dhe të « duarve të pista ». Nuk është liturgjike dhe dhe as tradicionale  lutja e Kard. Newman që mund të recitojmë së bashku, nën dritën e Ardhjes së Zotit.

« Qëndro me mua, dhe unë do të filloj të shkëlqej siç shkëlqen ti;

të shkëlqej derisa të jem dritë për të tjerët:

Drita, o Jezus, do të vijë e tëra nga ti:

asgjë nuk është meritë e imja.

Do të jesh ti që shkëlqen, nëpërmjet meje, mbi të tjerët.

Bë që unë të të lëvdoj kështu, në mënyrën që ti përqen më shumë,

duke shkëlqyer mbi të gjithë ata që janë përreth meje.

Jepu dritë atyre dhe jepmë edhe mua;

ndriçoji ata së bashku me mua, nëpërmjet meje.

Më mëso ta përhap lavdinë tënde, të vërtetën tënde, vullnetin tënd.

Bë që unë të të shpall jo me fjalë por me shembull,

me këtë forcë tërheqëse, me atë ndikim solidal

që vjen nga ajo që bëj,

me ngjashmërinë time të dukshme me shenjtërit e tu,

dhe me plotësinë e qartë të dashurisë

që zemra ime ushqen për ty.”

Previous Dioqeza Rrëshen: Takim rinor në prag të Krishtlindjes
Next Lufta kundër varfërisë dhe përjashtimit social, për një botë më të denjë për njeriun

Sugjerime