Emërohet Vikari i Përgjithshëm dhe krijohen organet e reja kolegjiale në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit

Emërohet Vikari i Përgjithshëm dhe krijohen organet e reja kolegjiale në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit

PEREGRINUS.AL   /

Arkidioqeza e Tiranë-Durrësit, me zgjedhjen e Arqipeshkëvit të ri, dhe fillimin e misionit të tij baritor, ka nisur edhe ristrukturimin e organeve kolegjiale dhe të organizmave të tjerë, të nevojshëm për funksionimin e Dioqezës.

Janë emëruar tre dekanët për tre dekanatet e dioqezës. Në Dekanatin e Milotit është emëruar Atë Psquale Nalli i etërve dehonianë, në Dekanatin e Durrësit është emëruar Atë Bernard Caruana O.P. dhe në Dekanatin e Tiranës është rikonfirmuar Atë Prelë Gjurashaj O.F.M.

Gjitashtu në ditën e sotshme është bërë edhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Prezbiteral të Dioqezës në takimin me meshtarët, që është ornanizuar në sallën “Imzot Rrok Mirdita” në Kurien Arqipeshkvore. Anëtarët e ri të Këshillit Prezbiteral, janë të mëposhtmit:

Dom Gjergj Meta; Don Henry Veldkamp; Atë Prel Gjurashaj O.F.M. ; Atë Pasquale Nalli; Atë Bernard Caruana O.P.; Atë Zef Bisha S.J.; Atë Flavio Cavallini O.F.M.; Atë Laureano Del Otero Sevillano; Don Arben Gilaj; Don Marjan Lumçi; Atë Giovanni Peragine; Atë Ëojtek Porada; Atë Giovanni Salustri; Don Mirget Gegaj.

Po ashtu në të njëjtën mbledhje Arqipeshkëvi zgjodhi edhe anëtarët e Kolegjit të konsultorëve në personat e:

Dom Gjergj Meta; Don Henry Veldkamp; Atë Prel Gjurashaj O.F.M. ; Atë Pasquale Nalli; Atë Bernard Caruana O.P.; Atë Zef Bisha S.J dhe Atë Giovanni Peragine.

Në detyrën e Kancelarit dhe të Ekonomit është konfirmuar tashmë Dom Henry Veldkamp i cili me besnikëri dhe përkushtim i mbulon këto detyra prej shumë vitesh.

Në takiminm me meshtarë dhe rregulltarë gjithashtu, gjatë meshës së udhëhequr nga Imzot Gjergj Frendo O.P., u bë prezantimi dhe fillimi i punës për Vikarin e Përgjithshëm të Dioqezës Tiranë-Durrës në personin e Dom Gjergj Metës që deri tani ka qenë Dekan dhe Famullitar në Durrës.

Në muajt në vijim do të punohet me statutet dhe themelimin e Këshillit Baritor Dioqezan, një organizëm i nevojshëm për jetën baritore të Diqoezës që i vjen në ndihmë Arqipeshkëvit në ushtrimin e përkujdesjes së tij baritore për krejt famullitë dhe realitetet baritore të Diqoezës.

Po ashtu, në ditët në vijim, do të themelohet edhe Këshilli i çështjeve ekonomike si dhe do të përpunohet edhe një strategji për t’u ardhur në ndihmë nevojtarëve, me anë të një funksionimi më të madh të Karitasit Dioqezan.

Previous Koncert bamirësie në Katedralen e Sapës
Next Dioqeza Rrëshen: Takim rinor në prag të Krishtlindjes

Sugjerime