Dioqeza Rrëshen: Takim rinor në prag të Krishtlindjes

Dioqeza Rrëshen: Takim rinor në prag të Krishtlindjes

Me datë 17 Dhjetor 2016 në katedralen e Rrëshenit është mbajtur takimi i të rinjëve të dioqezës sonë të ardhur nga zona të ndryshme baritore. Ishte një moment ku të gjithë së bashku patëm mundësinë të bashkëndajmë gëzimin e ngjarjve historike që Kisha në Shqipëri ka jetuar në këto muajit e fundit si: Shenjtërimi i Nënë Terezës, Lumturimi i Martirëve si dhe nderimi që i është bërë “martirit të gjallë” dom Ernestit nga papa Fançesku!

Dita ka qenë e animuar nga momente të ndryshme argëtimi ku nuk ka mundur përshëndetja e ipeshkëvit Cristoforo Palmieri dhe e dom Agustin Bardhit (Përgjegjës për baritorën e të rinjve). Nuk ka munguar as lutja e as kënga e urimit me rastin ditëlindjes së papa Françeskut.

Në qendër të ditës për këtë takim ka qenë jeta e 5 prej 38 martirëve Shqiptarë të cilët ose kanë lindur ose kanë shërbyer në dioqezën tonë. Pas një pune në grupe disa pej të rinjëve na kanë prezantuar në mënyra të ndryshme jetën e martirëve.

Me pas si përgatitje për festën e Krishtilindjes meshtarët e pranishëm ishin të gjithë të gatshëm për sakramentin e Rrëfimit. Takimi ka përfunduar duke bashkëndarë të gjithë së bashkë një moment festim në oborrin e katedrales dhe duke shkëmbyër urimet më të mira për Krishtlindje njëri me tjetrin!

Nga Genc Gjoci

Previous Emërohet Vikari i Përgjithshëm dhe krijohen organet e reja kolegjiale në Arkidioqezën e Tiranë-Durrësit
Next Meditime per kohën e ardhjes / 4

Sugjerime