Një vit pa Imzot Mirditën

Një vit pa Imzot Mirditën

TONIN MIRAKAJ  /

Nuk eshte e lehte me e prendue se nuk e kemi me ne mesin tone, mikun, dashamirin, pjestarin e familjes, udheheqsin guximtar dhe te vendosur.  Per shume prej nesh, bashkepuntorin e 20 viteve (1973-1993) qe me dedikim, vullnet dhe dashuri,  sherbeu ne Kishen Katolike Shqiptare “Zoja e Kshillit te Mire”.  Si besimtar, jemi te vetdijshem se Imzot Rroku eshte prane Atit te gjithpushteshem te cilit i sherbeu me korrektese, te gjith jeten e tije.

 Imzot Rroku vazhdon me jetue ne kujtimet tona, jeton ne historine e vepres se tije ne sherbim te Zotit dhe njerzimit, jeton ne historine e lavdishme te Kishes Katolike Shqiptare te New Yorkut. Jeton ne historine e bashkimit te dy Qendrave Katolike shqiptare, bashkim qe solli forcen ekonomike, ecila beri te mundur kalimin nga South Bronx, ne nje nder vendet me te preferuara ne Westchester,dhe formimin e famullise “Zoja e Shkodres”, me te drejta kanonike dhe ligjore si cdo famulli e vendit, qe e gezojme na sot, e do ta gezojne generacione te ardheshme te shqiptarve ne New York.

 Jeton gjithashtu ne historine e Kishes Katolike ne Shqiperi, te ciles i sherbeu per afer 23 vjet, ku arriti suksese monumentale ne ringjalljen shpirterore te njerzve, ne rindertimin e Kishes qe e gjeti ne gjendje te mjerueshme, gadi krejtesisht te zhgaterruar, ne arsim nga shkolla elementare tek Universiteti Katolik “Zoja e Kshillit te Mire” ne Tirane, ne shendetsi klinika, spitale dhe sherbime te tjera sociale, nje populli qe vuejti tmerrin e nje rregjimi te mbrapshte diktatorial, per afer nje gjyse shekulli. E, qe kunorezon arritjet e tije eshte ndertimi i kathedrales se “Shen Palit” ne qender te kryeqytetit atdheut tone, ne Tirane.

Perpjekjet e Tije kishin nje qellim: Ndertimin e nje Shqiperie me Zotin. Nje Shqiperi per te gjith shqiptaret.

 Gjate njoftesise,bashkepunimit,dhe miqesise personale me Imozot Rrokun, kam formue bindje se ai kishte largpamje dhe vision profetik. E parashifte te ardheshmen me kjartesi.Gjithqka e profetizoj u realizue ne te dy anet e Atlantikut! Ne viziten e pare qe bani ne Shqiperi, mbas ramjes se diktatures si Dom Rrok, bashke me mikun e tije Djakon Marash Shkrelin, nga dritare e hotel Dajtit, shef nje fushe qe ne ate kohe ishte bosh. I thote Djakon Shkrelit: Sa i mire duket ky vend, per nje Kathedrale! Ne ate kohe, nuk i shkonte ne mend atij as kuj tjeter, se ishte aj Dom Rroku qe do shugurohej Argjipeshkev i Durresit dhe Tiranes, dhe se, ne ate vend qe profetizoj nga dritare e hotel Dajtit, ishte aj qe  do ta ndertoj Kathedralen e Shen Palit!

 Imzot Rrok Mirdita kishte veti udheheqse qe ne moshe te re.Keto veti,  i perfeksionoj me studime theologjike e fillozofike, te cilat e pasuruan me nje kulture klasike Europiane,qe bashke me vullnetin e tij te qelikte dhe besimin e pa tundur tek i Lumi Zot, mundi te arrije suksese te shkelqyeshme ne dobi te Kishes Katolike, ne dobi te Shqiperise dhe shqiptarve, kudo qe gjinden mbrende dhe jashte atdheut. Nje histori e vertete, e shkruar nga persona competent, do e shenoje emrin e tije me germa te arta!

 Ne nje e-mail qe me dergoj pak dit me pare, miku i jone i perbashket iperndershmi Dom David Gjugja, mbasi komenton shume favoreshem per shkrimin : “Imzot Rrok Mirdita, pesonalitet i shquar i Kishes Katolike”, botue ketu, ne Shqiperi dhe ne faqen e Internetit te  Radio Vatikanit, nder te tjera shkruen:

 “Monsinjor Mirdita kishte nje njohuri te thelle te historise se popullit te vendit vet.Jo vetem historine por aj njifte mire shpirtin e popullit Shqiptar,ja dinte andrrat, dhimjet, vuajtjet, synimet, dredhit, te mirat dhe te kqijat, prandej si Bari e prijes shpirtetor,bani gjithqka per ti prije popullit ne rrugen e Zotit, e te atyne vlerave qe jane shpirterore, tuej pase per qellim e synim te miren e popullit dhe te Kishes.

 Perveq asaj qe ka ba me ju, ne messin tuej e per ju (Per kishen tone ne NY) Monsinjor Rroku do mbetet si Kryeipeshkev largpames,i  urte, i vendosur,i qendrueshem, plot durim, i perzemert, i afert,e  i matur. Ai vuri themelet e rilindjes se Kishes diocesane te Tirane-Durresit, ne nje periudhe jashtezakonisht te vecante,te veshtire per shume arsye e rrethana, tuej orientue popullin drejt udhes se Zotit, shoqerine e re demokratike shqiptare drejt atyre vlerave qe jane te domosdoshme per nje shoqeri demokratike te vertete. Dinte cka thoshte,kujt ja thoshte,pse ja thoshte e ku donte te dilte me fjalen, mesazhin, udhezimin dhe orientimin qe jepte kujdo!

 Keto shprehje te Dom Davidit jane shume te fuqishme, te verteta dhe rreale,  prandej vendosa me i nda me ju, ne kete rast perkujtimor per te ndierin Imzot Rrokun.

 Eshte shume per tu thene per Imzot Rrokun, por kjo nuk mund te behet ne kohe te kufizuar prej disa minutash.Do deshirosha me nda me ju kujtime qe permbajne edhe pak humor, nga pushime qe kemi kalue ne White Mountains ne New Hamshire, ne Marco Island ne Florida, udhtime prej ketu ne San Francisco me maqine, ne Pittsburgh, Pensilvania e te tjera.Ne disa udhtime te gjata, maqinen e  ngiste Dom Mariani.Sherbimin, sandwiches, fruta, uje e bente Miliana,  Imzot Rroku dhe une benin muhabet, si i thone ne vendet tona, benin heng!

 Shpresoj se ne nje te ardheshme jo te larget, do organizojme nje Simpozium shkencor, ku do te ftojme personalitete te shquara te fese, cultures dhe letersise

qe te flasin gjeresisht mbi jeten, vepren, perpjekjet dhe arritjet e Shkelqesise se tije Imzot Rrok Mirdita, ashtu si e meriton figura e Tije

 Ai, ishte dhurate e Zotit per Kishen,per Shqiperine,per komunitetin tone te ketushem, per familjen, miqet e bashkepuntoret e tije.

E falenderojme Zotin qe e patem ne mesin tone. I perjetshem qofte kujtimi i

Imzot Rrokut!

Previous HAPET EKSPOZITA E PUNIMEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI NDRYSHE
Next Në përvjetorin e vdekjes së Imzot Rrok Mirditës

Sugjerime