Meditime per kohën e ardhjes/2

Meditime per kohën e ardhjes/2

ardhja-1BERNARD CARUANA O.P.   /

Ngjarjet e mëdha dhe tronditëse që shpallin fundin jo vetëm hynë me forcë në përsëritjen monotone të jetës, por gërshetohen edhe me indin e të jetuarit të përditshëm, aq sa të kërkojë një vëmendje jo të përbashkët, që vetëm dishepujt e Ungjillit mund të zhvillojnë.

Në rituali i jetës që vazhdon në ditët e Noehit askush nuk e pyet veten: si ecën historia njerëzore? Sipas cilit drejtim? Mëkati e vë në gjumë ndërgjegjen dhe Hyji ndërhyn drejtëpërsëdrejti për të orientuar përsëri ecjen e njerëzimit, që në të ngrënurit, të pirit, të martuarit e përditshëm jeton me sy mbyllur. Mateu nuk e vë aq shumë theksin mbi të keqen që përhapet në botë, sa mbi “mos vërejtjen e asgjëje”. Ekziston një padituri që turbullon njerëzimin dhe e bën të pavetëdijshëm, saqë të ngrënurit, të pirit, të martuarit janë veprime në vetvete dhe të pakuptuara në një realitet më të madh, që është projekti hyjnor i shpëtimit.

Kjo është edhe një simptomë dhumë e përbashkët e bashkësive tona rregulltare dhe shoqerore. Shpesh duket sikur nuk vërejmë asgjë. Nuk arrijmë të shkojmë përtej. Përtej vetes sonë, përtej situatës që ndodh, përtej asaj që ndjejmë, brenda ose jashtë bashkësisë sonë. Të jesh i kujdesshëm do të thotë të kushtosh çdo aftësi të shpirtit dhe të ndjenjave asaj që bëjmë. Ka persona që për natyrë janë “vigjilent”, të kujdesshëm, nuk iu shpëton asgjë dhe e kanë syrin më të vëmendshëm. Të tjerë lodhen për të gjetur çfarë mund të shkaktojë palumturinë e një bashkëvëllai, të një bashkëmotre!

Janë botuar shkrimet private të Nënë Terezës. Dikush ka pasur ndonjë gjë për të thënë sepse flitet për netët e errëta të së lumes. Ndoshta nuk kanë kuptuar që pikërisht aty takohet Hyji. Mirë pra, këto ditë kisha ndër duar këtë libër të mrekullueshëm në anglisht. Nënë Tereza ishte një grua, një motër e lumtur gjithmonë dhe shqetësimi i saj, turbullimi i saj nuk qëndronte në faktin që duhej të lutej më shumë, që nuk shkonte dakort me bashkëmotrat e saja, që duhej të themelonte një kongregatë të re. Shqetësimi i saj shkaktohej nga dëshira shumë e madhe për t’u bindur. Fjala bindem vjen nga latinishtja ob-audire; dëgjoj! Të bindesh do të thotë të dish të dëgjosh! Dhe Nënë Terza ishte gjithmonë e kujdesshme ndaj dëgjimit, të dëgjonte nevojat e një shoqërie të varfër dhe të dëgjonte një Hyj që e mundonte. Dhe kështu iu është bindur vëllezërve dhe Hyjit. Dhe nga siguria e kuvendit të motrave, kalon në pasiguri, në brishtësinë e lagjeve të varfra. Nga një gjendje pa rreziqe bëhet e lëndueshmne. Ndoshta nuk është Mishërimi i Birit të Hyjit një akt prekshmërie?

Kjo është vigjilanca jonë. Nuk është të qëndruarit dy, tri orë, gjithë natën përpara të Shenjtërueshmit për t’u lutur, për të dialoguar me Zotit, por të qenurit të vëmendshëm, me sytë e zgurdulluar për të parë, për të dëgjuar dhe për të kuptuar! Dhe ne kemi dhënë gjithë jetën tonë pikërisht për këtë, për të qenë të vëmendshëm. Të vëmendshëm për çfarë? Të vëmendshëm ndaj shenjave të bashkësisë sate, shenjave të shoqërisë sate, shenjave të gjendjes sate shpirtërore. Çfarë duhet bërë tani në bashkësinë tënde, në famullinë tënde, në kongregatën tënde, në ministerin tënd?

Sistemi i jetës sonë, me qetësinë dhe vetminë e saj, mund të na ndihmojë të rritemi në gatishmëri dhe bujari; por edhe mund të na çojë drejt rrezikut të mbylljes në vetvete dhe në shqetësimet tona personale. Jeta rregulltare mund të na bëjë ose në mënyrë estreme altruista ose thellësisht egoista; dhe kjo varet nga sesi kemi dëgjuar. Nevojitet gjithë vëmendja jonë, perceptueshmëria jonë absolute. Momenti pjellor i shëlbimit tonë qe bindja e Marisë që pati guximin të dëgjonte një engjëll!

Gjithçka arrin papritur, jo për Noehin, që ka gjetur hir para syve të Zotit (Zan 6,8). Ai është i shpëtuar sepse ka besim në Hyjin. Në momentin e përmbytjes nuk mbetet asgjë nga vepra e njeriut e ritmuar nga gjërat e çdo dite: mbeten vetëm arka e projektuar dhe e ndërtuar sipas modelit të dhënë nga Hyji, dhe ata që janë strehuar në atë. Drama e kohëve të Noehit është “mos vërejtja”: e megjithatë ai e ndërtonte arkën para syve të të gjithëve! Të gjithë janë në punë, janë duke përmbushur të njëjtën vepër, por rezultati përfundimtar nuk është i njëjtë për të gjithë (Mt 24,40-41).

Previous Reflektim nga Historia e Marrëdhënieve dypalëshe*
Next Kuptimi i stemës ipeshkvore të Imzot Gjergj Frendo-s

Sugjerime