Ungjilli i Shën Mateut

Ungjilli i Shën Mateut

mateuBERNARD CARUANA O.P.   /

Me kohen e Ardhjes, në Kishë fillon Viti i Ri. Këtë vit (VITI A) do të lexojmë Ungjillin e Mateut në veçanti gjatë të dielave. Po ofrojmë një ndihmë për të kuptuar më mirë këtë Ungjill aq të bukur.

 Ungjilli i Mateut ka qenë gjithmonë një nga librat e Biblës më të përdorur në Historinë e Kishës për arsye të ndryshme. Është ai që na referon një numër më të madh detajesh mbi jetën e Jezusit, përmban të shumënjohurin: bisedën e malit, një përmbledhje e mësimeve të Jezusit i konsideruar me një vlerë të madhe edhe nga ata që nuk besojnë: është më i pasuri me veçantitë mbi lindjen e Jezusit, një ngjarje tradicionalisht interesante për shkak të kremtimit tonë të festës së Krishtlindjes: përmban një përmbledhje të shëmbëlltyrave, për të cilat Jezusi konsiderohet si mësuesi i madh.

Për sa i përket datës së kompozimit të këtij ungjilli vendoset ndërmjet vitit 60 e 80 pas K, dhe që në fillim iu përcaktua Mateut. Nuk egzistojnë arsye të veçanta për të vënë në dyshim personin e autorit.

Ungjilli i Mateut u shkrua për arsye të ndryshme: disa praktike, disa të tjera në rend teologjik. Në planin praktik, ndihej nevoja për më shumë informacion mbi Jezusin se sa nga ato të dhëna në predikimin gojor. Dalë nga dalë që numri i besimtarëve shtohej, paraqiteshin pyetje të ndryshme që  kërkonin një përgjigje, dhe një libër që përmbante elementet më të rëndësishme, që të mund të qarkullonte nëpër bashkësitë e ndryshme, pikërisht për këtë arsye qartësie e njohjeje.

Por për më tepër kishte nevojë për informacione të sakta, pasi armiqtë e Jezusit po përhapnin shpifje për këtë: ndërsa të tjerë, duke u përpjekur që të përfitonin nga lëvizja e re për arsye personale, i ndryshonin faktet për t’i përshtatur sipas nevojave personale. Ndjekësit e Jezusit donin që faktet të dokumentoheshin. Vdekja e disa apostujve,  aq më tepër e bënte të nevojshme që të shkruhej përmbajtja e predikimit të tyre. Prandaj libri i Mateut zhvillonte funksionin manual të përdorimit nga besimtarët.

Mateu kishte edhe arsye të tjera për të shkruar librin e tij, përveçse të kënaqte një nevojë praktike të Kishës. Ne shkrimin e tij në fakt përballon disa probleme specifike e nënvizon aspekte të veçanta:

  1. Mateu vë në dukje rëndësinë e profecive të Besëlidhjes së Vjetër dhe se si këto janë aktualizuar në Jetën e Jezusit. Kisha nuk ka lindur rastësisht dhe nuk ishte e përjashtuar nga planet e Hyjit. Koha që tani më në fund ka arritur, është parathënë në të gjithë Besëlidhjen e Vjetër. Mateu na tregon se si në praktikë të gjitha ngjarjet e jetës së Jezusit u parakallzuan nga profetët: lindja, ngjarjet e fëmijërisë së tij, shërimet, arrestimi, vdekja dhe ringjallja.
  1. Mateu do t’i tregojë lexuesve të tij hebrenj, që Jezusi është përmbushja e të gjithë historisë së Izraelit dhe e ëndrrave të tij. Ai në fakt është Mesia që duhej të vinte. Kjo është deklaruar që në rreshtin e parë të librit: “Jezu Krishti, biri i Davidit, biri i Abrahamit.”
  1. Mateu do të tregojë që edhe pse Jezusi është pasardhës i hebrenjve, ai ka ardhur për të gjithë njerëzimin, përfshirë xhentilët, d.m.th paganët. Si rrjedhojë, Mateu nënvizon me forcë ardhjen e Dijetarëve (të diturve), për të adhuruar lindjen e Jezusit, hapjen e mbretërisë së Hyjit xhentilëve dhe faktin që Apostujt  të shkonin në të gjithë botën e t’i predikonin ungjillin çdo krijese.
  1. Mateu flet veçanërisht për themelimin e Kishës dhe të mënyrës për të trajtuar disa probleme. Së fundi, Ungjilli i Mateut nxjerr veçanërisht ne pah mësimet e Jezusit që për besimtarët janë një udhëheqje praktike. Hapësirë të gjërë i kushtohet asaj çka Jezusi kishte thënë në rrethanat themelore të jetës.(5,3-7,27: 10,5-42: 13,3-52: 18,3-35: 24,4-25,46).

Nëse i hedhim një shikim strukturës së këtij ungjilli, në to vijojnë pesë seksione, secila e përbërë nga një bisedë e paraprirë nga fakte të zgjedhura me mjeshtëri për ta përgatitur: ajo që, bashkuar me tregimet e fëmijërisë dhe pasion-ringjalljen, përbën një bashkësi harmonike të shtatë pjesëve, si një dramë në shtatë akte mbi ardhjen e mbretërisë së qiejve:

  1. Përgatitja e tij në personin e Mesisë fëmijë (kap 1-2).
  2. Shpallja e programit përpara nxënësve dhe turmës në bisedën e malit  (kap 3-7).
  3. Predikimi i tij me veprën misionare: mrekullitë e Jezusit, shpallja e “shenjave” që do t’i      japin besim fjalës së tyre dhe biseda e misionit, i jep atyre dorëzimet (kap.8-10.
  4. Pengesat që duhet të hasë nga ana e njerëzve, sipas zhvillimit të përvuajtur e të fshehur të             dashur             nga Hyji, të paraqitur nga bisedat në shëmbëlltyra (11,1-13,52).
  5. Fillimet e tij me një grup dishepujsh(nxënësish), me Pjetrin si kryetar, fillim i Kishës,

rregullat e jetës të së cilës janë të treguara ne bisedën e bashkësisë(13,53-18,35).

  1. Kriza që përgatit ardhjen e tij përfundimtare, kriza që shkaktohet nga kundërshtimi në rritje

nga ana e  kryetarëve judenj dhe e shpallur nga biseda mbi gjërat e fundit (kap.19-25).

  1. Së fundi vetë kjo ardhje në vujtje e në ngadhënjim, me mundimet e ringjalljen( kap.26-28).

Kjo mbretëri e qiejve që duhet të ristabilizojë ndërmjet njerëzve, autoritetin sovran të Hyjit si mbret përfundimisht të njohur, të shërbyer e të dashur, kishte qenë përgatitur dhe shpallur nga Besëlidhja e Vjetër.

Kështu Mateu, duke  shkruar ndër judenjtë e për judenjtë angazhohet në veçanti për të treguar në personin e në veprën e Jezusit, përmbushjen e Shkrimeve.

Me frekuencë të madhe i referohet Besëlidhjes së  Vjetër për të provuar se si Ligji dhe profetët janë “përmbushur”, d.m.th. jo vetëm që janë realizuar gjatë pritjes së tyre, por edhe janë çuar në një përsosmëri që i kurorëzon dhe i tejkalon.

E bën për personin e Jezusit, duke pohuar me tekstet shkrimore të pasardhjes së tij davidike(1,1-17), Lindja e tij nga një virgjër (1,23) në Betlehem (2,6), qëndrimi i tij në Egjipt, të vendosurit e tij në Kafarnaum (4,14-16), hyrja e tij Mesianike në Jeruzalem (21,5..16): e bën për veprën e tij të shërimeve me mrekulli (11,4-5) me mësimet përmbush ligjin(5,17), duke e sublimizuar (5,21-48: 19,3-9.16-21).

Nënvizon jo më pak me forcë se si përvujtëria e këtij personi dhe mos suksesi në pamje të jashtme i kësaj vepre realizohen edhe nga Shkrimet: masakra e të pafajshmëve(2,17ss), fëmijëria e fshehur në Nazaret (2,23) butësia dashamirëse e “shërbëtorit”(12,17-21), braktisja nga dishepujt (26,31), çmimi përbuzës i tradhëtisë (27,9-10), arrestimi (26,54) varrosja për tre ditë (12,40)… e gjithë kjo ishte në planin e Hyjit e shpallur nga Shkrimi.

Vetë mosbesimi i judenjve (13,13-15), të kapur pas traditave të tyre njerëzore (15,7-9) dhe të cilëve mund t’u ofrojë vetëm një mësim misterioz në shëmbëlltyra (13,14-15,35), ishte gjithashtu e shpallur nga Shkrimet.

Jezusi është Biri i Hyjit: mësimi i tij paraqet ligjin e ri që plotëson atë të vjetër: Kisha që themelon mbi Pjetrin (16,18) dhe e së cilës, ai vetë është guri i këndit i hedhur jashtë nga ndërtuesit (21,42), është bashkësia mesianike që vazhdon atë të besëlidhjes së vjetër duke i dhenë një shtrirje universale, sepse Hyji ka lejuar refuzimin e të thirrurve të parë(23,34-38) për t’u hapur hyrjen shpëtimit të të gjithë njerëzve (8,11-12: 21, 33-46: 22,1-10).

Previous Kardinal Troshani kremton ne varret e Rrmajit*
Next Meditime për kohën e ardhjes /1

Sugjerime