Mbyllja e Derës së shenjtë në Lushnje

Mbyllja e Derës së shenjtë në Lushnje

mbyllja-jugGiuseppe Sgarbossa  /

Thirrja nga ana e Ipeshkëvit tonë është konkretizuar me një prani të bukur dhe kanë qënë të përfaqësuara të gjitha Bashkësitë e Krishtera të pranishme në Administraturën Apostolike. Ka qënë shumë bukur të shikoje se nuk mungonte asnjë nga Bashkësitë. Një kremtim i thjeshtë por magjepës, e paraprirë nga një kohë e çmueshme takimesh vëllazërore dhe me mundësinë për të Kremtuar personalisht Sakramentin e Pajtimit.

Kryqi i madh që, që nga 1998 është shenjë e rinjohur nga të gjithë e pranisë së krishterë në Lushnje, na ka mbledhur dhe na ka parë të nisemi në ecjen e shkurtër të kalimit të Derës së Shenjt dhe hyrjes në kishë ku kemi jetuar Eukaristinë në nder të Shën Martinit e si falenderim Hyjit që na do.

Përqëndrim, qetësi dhe pjesëmarrje e gjallë kanë karakterizuar Kremtimin që ka përfunduar me mbylljen e Derës së Shenjt.

Mbledhja është pasuruar nga bashkëndarja me të gjithë e ushqimeve dhe pijeve të sjella nga Bashkësitë e ndryshme. Nuk kishte nxitim për të përfunduar e për t’u nisur megjithë kilometrat e shumtë që duhej të bëni disa dhe angazhimet baritore të së shtunës ishin në mendjen e shumë të tjerëve.

Përshëndetje të ngrohta, përqafime urimesh e për t’u takuar përsëri, angazhime lutjesh reciproke, kanë qënë sjelljet e vazhdueshme në momentin e kthimit për në qytetet e tyre.

Akoma edhe një herë kemi shijuar bukurinë që të gjendeshim së bashku e të rinisemi në sigurinë që nuk jemi vetëm, por që duhemi prej Hyjit e që përshkojmë një rrugë të vështirë por të bukur e të mundshme në harmoni me vëllezër e motra të tjerë.

Nuk është e drejtë të nënshkruajmë këto rrjeshta me një ose pak emra, sepse ato janë ndjenjat e të gjithë pjestarëve të Kishës Katolike që jeton në Shqipërinë e Jugut.

Previous Dëshmia e Kardinalit Ernest Simoni që përloti Papa Françeskun me 21 shtator 2014
Next MËSHIRA ËSHTË RRUGA QË BASHKON ZOTIN ME NJERIUN: Mbyllja e vitit të Mëshirës në Sapë

Sugjerime