Bariu dëgjoftë zërin e deleve

Bariu dëgjoftë zërin e deleve

dsc_3020GEORGE FRENDO O.P.   /

Të dashur vëllezër e motra, jam vëllau juaj Gjergji.

Faleminderit se keni ardhur në këtë kohë sigurisht jo shumë e përshtatshme, veçanërisht për ata që kanë ardhur nga larg. Sigurisht të gjithë ju keni pritur me shumë padurim këtë ditë. Dhe sot ja ku jam, unë, i friksuar i dobët, i padenjë. Një detyrë që nuk e kam kërkuar unë. Dhe i lutem Jezu Krishtit të më bëjë të fortë e të denjë që ta zbatojë këtë dëtyrë si shërbim sipas gjurmeve të tij, që erdhi jo për të qenë shërbyer, por për të shërbyer. Shpresa ime është Zoti, që më mbeshtet. Shpresa ime jeni edhe ju, që gjatë viteve në të cilat kam qenë dora e djathtë e të ndjerit Mons. Rrok Mirdita, keni treguar gjithmone respekt të madh ndaj meje, sigurisht më shumë sesa meritova.

E ndoshta tani jeni kurjoz të dini cili do të jetë programi i arqipeshkvit të ri. Së pari, dua të mbaj gjithmonë parasysh shembullin e Papa Françeskut, apostull i madh i thjeshtësisë ungjillore, i mbrojtjes së të pambrojturve, i mëshirës së Zotit. Së dyti, duhet të vazhdojmë të ndërtojmë mbi të mirat që kemi trashëguar nga Mons. Mirdita, arqipeshkvi i parë i kësaj arqidioqeze të re, sepse ishte ai që ka shtruar themelet e kësaj arkidioqeze.

Natyrisht, disa riforma janë shumë të dobishme. Dhe kërkoj bashkëpunimin tuaj që këto reforma të realizohen, sepse reformat sjellin domosdosmërisht ndryshim edhe në punët që mund të keni zbatuar deri tani. Së pari, riforma e Kuries, që të bëhet më shumë“shtëpia e të gjithëve”. Figura më e rendësishme në Kuria është figura e Vikarit të Pergjithshëm, që duhet ta caktoj së shpejti pas përurimit tim si arqipeshkëv. Duhet të banojë këtu, si kam qenë unë gjatë këtyre dhjetë viteve të fundit. Figura e dytë është ajo e Kancelarit, i cili është edhe moderatori i Kuries – një detyrë deri tani e kryer me shumë besnikëri dhe angazhim nga Dom Henri, i cili sigurisht do të vazhdojë në këtë detyrë.

Struktura të tjera që shpresoj të ndërtohen ose rindërtohen shpejt janë, për shembull, kolegji i konsultorëve, këshilli presbiterial, këshilli dioqezan financiar, këshilli baritor, si edhe emërim i disa zyrtarëve dioqezanë.

Por mbi të gjitha duhet t’i forcojmë së bashku komunikimin mes nesh që të dukemi më shumë si Kishë e gjallë, Trupi i gjallë i Krishtit, ku çdo organ i këtij Trupi të kuptojë se është i rendësishëm për funksionim të mirë të Trupit. Afër të varfërve dhe të menjanuarve, me atë integritet që na bën njerëz të besueshëm. Vetëm kështu mund të flasim me autoritet dhe vetëm kështu fjala dhe vepra jonë mund të jetë “sakramentale”.

Perurimi im si arqipeshkëv do të mbahet të shtunën më 3 dhjetor. Një ditë përpara, d.m.th. të premten 2 dhjetor në orën 12.30 do të organizojmë një drekë për disa të varfër në dioqezën tonë. Po atë ditë, në çdo kishë te arqidioqezës, të organizohet një gjysmë ore lutjeje për arqipeshkvin e ri dhe për arqidioqezën.

Edhe një herë, falëminderit për praninë tuaj, për lutjet tuaja, dhe për mbeshtetjen tuaj.

Previous Emërohet Arqipeshkevi i ri Tirane-Durres: GEORGE FRENDO O.P. Curriculum Vitae
Next MESAZH ME RASTIN E EMËRIMIT TË ARQIPESHKVIT TË RI

Sugjerime