Dioqeza e Sapës: DASHURIA NË VEPËR ËSHTË SHËRBIM

Dioqeza e Sapës: DASHURIA NË VEPËR ËSHTË SHËRBIM

Pas gëzimit që përjetuam me Shenjtërimin e bijës shqiptare dhe nënës Botërore, Nënë Tereza, Caritas Dioqezan SAPA organizoj aktivitetin e radhës me Persoanat me Aftësi Ndryshe, takim ky që iu dedikohet vetëm atyre. Udhëtimi me keto persona që tashmë janë pjesë e ecjes 12 vjeçare, dhe pjese e jetës së komunitetit social e shoqëror të dioqezës, u mbajt në Qendren e Lutjes në Karmel Nënshat. Kjo risi solli padyshim të veçanten e takimit të tyre të parë me motrat e klauzures, motrat Karmelitane. Nën organizimin e Caritas Sapa me departamentin e vullnetarëve dhe falë mikpritjes bujare të Etërve Karmelitane në bashkëpunim me animatorët e famullisë Shën Mehilli Nënshat, takimi u mbajt të shtunen, duke nisur me kremtimin e Meshes Shenjte nga Eterit Karmelitane, me lutjet drejtuar Zotit për secilin pjesemarres që vuan në sëmundjen e trupit.

Pas meshes takimi vazhdoi me argëtim, zbavitje dhe dreken vëllazërore me Personat me Aftësi Ndryshe. Ashtu si gjithmone, pjesëmarrësit ishin nga të gjitha famullitë e dioqezes, shoqëruar nga meshtarët, motrat përgjegjëse në famulli si dhe familjarët e tyre. Në këtë takim nderoi me praninë e tij edhe Administratori Dioqezan d. Simon Kulli, i cili festoi edhe ditën e emërit, Shën Simonin së bashku me këto persona.

E gjithe kjo eksperience dhe veper kushtuar Personave me Aftësi Ndryshe është një dashuri e veçantë që Caritasi dioqezan i Sapes u ka dhuruar atyre përgjatë këtyre viteve, vlen të theksohet që Caritasi Dioqezan ka ndermarr shum nisma të ndryshme në mbështetjen dhe integrimin e plotë të tyre ne shoqëri. Dashuria e veprave na siguron një dashuri të qartë të dashurisë së fjalëve. Ndërsa ne mundohemi të ndjekim shembullin e Nënë Terezes e cila thotë: “Feja ne veper eshte dashuri. Dashuria në vepër është shërbim!”n

Violeta Marashi

Previous Pershendetja ne mbarimin e Meshes – me 5 nentor 2016
Next EMËRTIMI I SHKOLLËS SË MESME TË BASHKUAR “MONS. LUCJAN AVGUSTINI”

Sugjerime