Papa Françesku sot foli për 38 martirët e lumë të Shqipërisë

Papa Françesku sot foli për 38 martirët e lumë të Shqipërisë

papa-francescoPeregrinus.al   /

Papa Françesku sot, në lutjen e së djelës, ka përmendur edhe njëherë faktin se dje në Shkodër janë shpallur të Lumë 38 martirët e vrarë gjatë komunizmit. “Dje në Shkodër, në Shqipëri, u shpallën të Lumë 38 martirë: dy ipeshkëvinj, meshtarë të shumtë dhe rregulltarë, një seminarist dhe disa laikë, viktima të përndjekjes së regjimit ateist që sundoi për një kohë të gjatë në atë vend në shekullin e kaluar.” – tha papa Françesku

Kjo është një dëshmi e madhe për Kishën në të gjithë botën dhe duke folur për këtë gjë Papa Françesku i ka dhënë një dimension planetar kësaj ngjarjeje. Në lumturimin e martirëve shqiptarë dje morën pjesë përveç besimtarëve katolikë shqiptarë edhe besimtarë kroatë, gjermanë e italianë, pasi në listën e martirëve janë një kroat, atë Serafin Koda, nje gjerman Dom Jozef Marksen dhe italiani Giovanni Fausti s.j. Martirizimi i ka mbledhur të gjithë në Katedralen martire të Shkdorës. Këta martirë, sikurse tha Papa Françesku sot në mesditë me rastin e Jubileut të të burgosurve në Vatikan “…parapëlqyen të pësonin burgun, torturat dhe në fund vdekjen, vetëm e vetëm që t’i qëndronin besnikë Krishtit dhe Kishës”

Mesazhdi qëndror sikurse u theksua dje ishte jo aq vuajtja e martirizimit se sa drita e faljes që vinte nga secili prej tyre. Këtë e përsëritei e Françesku duke u lutur në fund të Engjëllit të Tënzot me fjalët “…shembulli i tyre na ndihmoftë të gjejmë te Zoti forcën që na mbështet në çaste të vështira dhe që frymëzon sjellje mirësie, faljeje dhe paqeje”

Previous FALJA POR JO HARRESA
Next Sot, kur Martirët u lumnuen

Sugjerime