Me gëzim dhe shpresë ia dorëzojmë këtë vepër krejt popullit shqiptar *

Me gëzim dhe shpresë ia dorëzojmë këtë vepër krejt popullit shqiptar *

massafraANGELO MASSAFRA o.f.m.    – 

Do të kisha dashur që vetë Autori, i ndieri Atë Leonardo Di Pinto, françeskan i Provincës së Shën Mikelit Kryengjëll të Fretërve Minorë të Puljes dhe të Molizës (Itali), te bente këtë prezantin. E bej une ne emërin e tij, jemi takuar heren e parë në vitin 1968.

Por ai është kthyer te Hyji dhe tani gëzon në shoqërinë e Martirëve tanë, historinë njerëzore dhe shpirtërore të të cilëve ka njohur dhe hartuar.

Ai ka bërë një punë të kujdesshme, të përpiktë dhe të shoqëruar me një nderim të madh për ata që, në tokë, kanë dëshmuar dashurinë për Hyjin dhe për Atdheun, duke dhënë jetën ndërsa thërrisnin “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

Pra, botimi i këtij teksti është plotësimi i angazhimit të madh të Atë Leonardo-s, por, në të njëjtën kohë, një mirënjohje e popullit të krishterë shqiptarë ndaj këtij Frati.

Kështu, mendoj se nuk bëj mëkat mendjemadhësie nëse, në emër të Ipeshkvijve të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, që përfaqësoj, të shpreh një falënderim të ngrohtë për Atë Leonardo-n me një kujtim mirënjohës ndaj personit të tij aq të mirë, ndaj miqësisë dhe simpatisë së tij për Kishën në Shqipëri dhe ndaj punës së tij kërkimore, përmbledhje e të cilës është kjo Vepër, (edhe per kontributin per proçesin e Martireve…pa Te, une nuk do te kisha filluar proçesin!!). Ashtu si edhe për fretërit e Bashkësisë Françeskane të Barit, që i kanë mundësuar, qysh prej vitit 2000, të vinte shumë herë në Shqipëri dhe të harxhonte shumë kohë e energji për çështjen e Martirëve tanë.

Me siguri, vdekja e parakohshme e Atë Leonardo-s nuk i ka mundësuar ta përfundojë këtë vepër që, për këtë arsye, paraqitet e papërfunduar në stil dhe në disa detaje, që rishikuesit nuk kanë dashur t’i prekin shumë për respekt të autorit. Po për këtë arsye kemi vendosur ta shtypim kështu siç është, duke përkthyer prej origjinalit në gjuhën italiane materialet që ai na ka lënë, përfshi edhe disa prej referimeve të citimeve të librave që ai ka konsultuar.

Duke dashur ta botojmë këtë punim të Atë Leonardo Di Pinto-s O.F.M. në të njëjtën kohë me Lumturimin e Imzot Vinçenc Prennushit me Shokë, Martirë, qëllimisht është zëvendësuar terminologjia “Shërbëtorë të Hyjit”, që ai kishte përdorur kur po hartonte këto faqe, me “Të Lumë”. Po ashtu ky botim përkon edhe me shenjtërimin e Nënë Terezës së Kalkutës dhe për këtë arsye është zëvendësuar terminologjia “E Lume” me “Shenjte”.

Sot promuovojme në Tiranë, ne kete Universitet Katolik, këtë antologji biografish, që kemi botuar, ne Shkodër e kemi promovuar me 26 tetor, me shpresën e gjallë që kujtimi i Martirëve dhe i virtyteve të tyre t’i shoqërojë gjithmonë brezat e rinj dhe t’u japë atyre koordinatat thelbësore për të qenë, qysh sot, Shqipëria e së nesërmes. Për ta thënë me një slogan shumë në modë disa vite më përpara, “kujtimi bëhet profeci”. Por të rrënjosur mirë në të tashmen! Sepse është këtu dhe tani që fillon çdo vepër. Këtë kanë bërë Martirët tanë: në “këtu dhe tani”-në e tyre kanë shënuar fillimin e Shqipërisë së re, atë që jemi duke jetuar ne sot.

Falenderoj perseri atë Leonardon, gjithë bashkëpunëtorë, perkthyesit, redacionin, z. Fran Kullin, tipograf, Relatorët, Moderatoren, Universitetin dhe ju te pranishëm…

Tani, me gëzim dhe shpresë ia dorëzojmë këtë vepër krejt popullit shqiptar dhe, në mënyrë të veçantë, atyre që janë të thirrur të kujdesen për formimin e brezave të rinj, me qëllim që kujtimi i Martirëve të përçohet si motiv force dhe shprese gjithnjë të re; atyre që kanë përgjegjësinë e qeverisjes, me qëllim që të gjejnë aty urtinë dhe qortimin e nevojshëm për të kujtuar gjithmonë se personi njerëzor qëndron përpara çdo ligji dhe interesi ideologjik; ne ipeshkvijve, meshtarëve, rregulltarëve dhe rregulltareve, që njohja më e thellë e virtyteve heroike dhe shembulli i vëllezërve tanë të jetë nxitje për një dashuri gjithnjë më të madhe për Hyjin, Kishën dhe popullin tonë; por edhe burim thirrjesh të reja për jetën meshtarake, rregulltare dhe misionare.

Në fund, uroj sinqerisht që përmbajtja e këtyre faqeve t’i ndihmojë zemrat shqiptare që të rrahin edhe më fort dhe, edhe pse kushtet kanë ndryshuar, në ta të tingëllojë sërish fort klithma e Martirëve tanë: “Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria!”.

FALEMINDERIT.

Prezantimi i dy vellimeve mbi martiret shqiptar nga Imzot Angelo Massafra. Arqipeshkev Metropolit Shkoder-Pult

Previous Faleminderit shenjtëri!*
Next BOTA – MARTIRET – NE

Sugjerime