Promovimi i librit të Martirëve në Shkodër dhe Tiranë

Promovimi i librit të Martirëve në Shkodër dhe Tiranë

ftesa libriPEREGRINUS.AL   /

“Imzot Vinçenc Prennushi me shokë martirë” është titulli i librit që ka dalë tashmë nën kujdesin e Arqipeshkëvisë së Shkodër – Pultit me autor Atë Leonardo di Pinto O.F.M., i cili ka qenë edhe Postulatori i çështjes së Lumnimit të martirëve tanë.

Libri do të promovohet në dy qytete, në Shkodër dhe në Tiranë, përkatësisht në datat 26 tetor dhe 31 tetor 2016.

Sonte në orën 18.00 libri do të promovohet në sallën “Kardinal Koliqi”, pranë Famullisë së Shën Shtjefnit në Shkodër, Ndërsa në Tiranë në Universitetin “ Zoja e Këshillit të Mirë” në orën 11.30 të ditës së hënë me datë 31 tetor.

Takimi, i moderuar nga Zonjusha Loreta Tomaj, do të shohë si protagonist së pari Imzot Angelo Massafrën o.f.m., Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit, me një fjalë përshëndetëse. Më pas do të ketë disa relatorë.

I pari do të jetë Atë Mario Imperatori S.J., Drejtor i Insitutit Filozofiko-teologjik të Shkodrës dhe Docent i dogmatikës në të njëjtin Institut i cili do të sjellë një vështrim teologjik rreth jetës dhe veprës së martirëve.

Më pas dy studjuese, Zonja Nevila Nika e UET dhe Znj. Nertila Haxhiaj Ljarja, pedagoge e Historisë pranë Universitetit të Shkodrës,  do të flasin përkatësisht për “Martirët e Kishës dhe të kombit, pjesë e thesarit  dokumentar kombëtar” dhe “Fakte historike që hedhin dritë mbi jetën dhe veprën e martirëve”.

Në fund do të ketë një dëshmi nga dom Gjergj Simoni për vitet e vuajtjes nën regjimin komunist.

Previous Kryedioqeza e Tivarit dhe Manastiri i Shën Gjon Vlladimirit në Krajë*
Next Gruaja që u kujdes për ipeshkevin martir ka një emër

Sugjerime