Jeta e kushtuar në vendet e lindjes si ideal bukurie dhe lirie*

Jeta e kushtuar në vendet e lindjes si ideal bukurie dhe lirie*

peragineGIOVANNI PERAGINE   /

Nuk është e lehtë të përkufizohet  se çfarë nënkuptohet për  Evropë Lindore. Nuk bëhet fjalë të përkufizojmë një realitet gjeografik o kulturor apo fetarë. Në fakt ajo paraqitet shumë  e larmishme dhe pak homogjene. Dua  të nisem nga ajo që  ka karakterizuar dhe që  bashkon historinë e tashme të blloqeve të vendeve lindore, d.m.th përvojën e tmerrshme të së keqës që  ka pësuar në formë tmerri, mohimi i lirisë fizike dhe fetare nga ana e regjimit komunist. Për Evropën lindore, në veçanti vlen ajo që Gjon Pali i II ka shkruar në letren e tij apostolike Tertio Millennio Adveniente, që shekulli 20-të mbi të gjitha, ishte për të krishterët dhe për kishën shekulli i martirëve. Nëse është vertetë për Kishën  që martirizimi është  shumë  rëndësishëm për rritjen dhe ripërtëritjen e saj, jeta rregulltare duhet të japë kontributin e saj që bën të rritet kjo “ farë” si ushqim jetësor i kishës së  sotme duke  zbuluar në të,  veprën e hirit në histori.

Me 5 nëntorin e ardhshëm në Shqipëri do të shpallen të Lumë 38 martirët e parë të  diktaturës  komuniste. Nuk është fjala  të kujtojmë  martirizimin në një formë paraqitjeje të vuajtjes së pësuar për të kërkuar e për të fituar dhembshurinë,  por të nxjerrim  fryt nga përvoja e martirizimit, duke zbuluar veprën e hirit në histori. Rënia e komunizmit, e jetuar historikisht si  fitore mbi të keqen  e interpretuar tologjikisht në këndvështrimin e  shpëtimit prej Hyjit  është shumë i rëndësishëm për të përforcuar shpresën.

T’i rikthehemi  përvojës së martirizimit është e rëndësishme për të zbuluar veprën e hirit edhe në momente të errëta të historisë kur e keqja dukej fitimtare. Ndër këto vite shumë prej këtyre vendeve janë duke rikujtuar 25 –vjetorin  e lirisë pas diktaturës komuniste. Por shumë janë të zhgënjyer nga liria dhe janë të  tunduar ta konsiderojnë si një rrezik. Për shumë njerëz, liria është bërë një fjalë boshe, sepse në vend të punës ka dhënë pashaportën duke bërë që njerëzit e rrënjosur të bëhen lypsar e vagabondë nëpër botë. Në Evropë jemi duke vëzhguar  në mënyrë të pambrojtur, të ndarë  e të paaftë të gjejmë  zgjidhje  të ekuilibruara të përbashkëta, edhe si Kishë, përballë dramës së emigrantëve të Sirisë, e të vendeve të tjera në luftë, por e rëndësishmë të theksohet që vazhdon në mënyrë të pandalshme edhe dalja nga vendet e ballkanit drejt Evropës perendimore. Në vitet e fundit kërkesat e bërë Evropës nga Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë Gjermanisë, janë rritur deri në 51% ndërsa nga Kosova deri në 81% , sipas kërkimeve në 2015  në 66.7% të rinjt shqiptar kanë shprehur qëllimin të largohen nga vendi.  Na përket edhe ne rregulltarëve ta pranojmë këtë sfidë dhe jo vetëm të menjanojmë thjeshtësimet, por mbi të gjitha t’u ofrojmë një shembull lirie profetike të themeluar mbi ndjekjen e Krishtit. Martirizimi i vellëzërve dhe motrave në fe, na vë përballë një kërkesë themelore: të bëjmë të dalë në pah feja e krishterë si forcë pozitive që nuk dënon por shpëton, që nuk është një zë fatkeqsish, por shprese që ndihmon të lexojmë veprën e hirit në mes të historisë. Papa Françesku vazhdon t’i porosisë të rinjtë, të mos lejojnë t’ua vjedhin shpresën, në këtë pjesë të Evropës që jemi duke marrë në shqyrtim, rregulltarët janë të thirrur ta rindezin atë shpresë që në shumë prej tyre është hequr, në një kontekst ku  bëhet gjithnjë e më e brishtë aftësia për të programuar të ardhmen.  Pas euforisë fillestare të lirisë së rigjetur, dhe premtimeve të papritura e të vazhdueshme nga ana e politikanëve, tashmë ajo që është e rëndësishme, është e sotmja e ndjekur nga një e nesërme që është kopja e saktë e të kalurës.

Një tjetër aspekt që karakterizon Evropën lindore është shumëllojshmëria fetare. Ja disa të dhëna që na ndihmojnë të kuptojmë veshtirësitë e jetës rregulltare, ekzistojnë disa dinamizma social e fetarë shumë  të ndryshëm njëri prej tjetrit; Besimet e ndryshme jetojnë së bashku, por shpesh nuk bashkjetojnë duke i dhënë fillim formave të ndryshme të radikalizmit. Në Shqipëri 70%  janë mysliman me një 20% ortodoks dhe 10 % katolik; në greqi  90%  janë ortodoks ; në Kroaci 70% janë katolik , në Bullgari 80% ortodoks; në Ukrainë vetem 30% janë besimtar dhe prej këtyre 6% greko-katolik.  Në Republiken Çeke 70% thuhet se është ateiste dhe në Slloveni 65% janë katolikë, kjo tregon shumëllojshmërinë e jashtzakonshme fetare në Evropë. Kësaj i shtohet  një proçes i fortë shekullarizimi që kërkon të përjashtojë Zotin nga jeta publike e si pasojë edhe nga familjet, por në dallim me atë që po ndodh në pjesën perendimore të Evropës boshlleku shpirtëror i trashëguar nga këto vende të lindjes nga regjimi komunist ka bërë të shpërthejë një ndjenjë të fortë fetare. Siç e dini Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Evropë që e ka shpallur shtetin ateist. Sot Shqipëria është vendi ku populli, qoftë katolik e qoftë myslyman, paraqet një besim të fortë. Ky besim, që shpesh ngatërrohet me supersticionin, me magjinë, ose që shprehet nëpërmjet një besimi popullor, përfaqëson një pyetje përshpirtërie dhe mbi kuptimin e jetës. Në këtë kontekst rregulltarët të fortë nga traditat e tyre mund dhe duhet të paraqiten si dritë dhe udhëzues në këtë kërkim kuptimi.  Ata duhet të ruajnë vende shumë të rëndësishme të përshpirtërisë Evropiane, vende që janë të afta  t’u flasin të gjithëve, besimtarë dhe jo besimtarë. Asnjëri më shumë se ata nuk mund të jenë aq krenar për një trashëgimi personash dhe vendesh për të filluar një rilindje shpirtërore. Në fakt, gjithmon rregulltarët, nëpërmjet karizmave të tyre vihen pranë njeriut të plagosur dhe të hedhur në anën e rrugës së Evropës së sotme. Nevojitet që t’i hapim bashkësitë tona dhe kuvendet tona. Është e nevojshme të rimendohet jeta jonë në bashkësi që nuk duhet të ketë parasysh vetem nevojat e bashkësisë ( orari, rregullat…), por duhet t’u përshtaten nevojave të njerëzve. Hyn në lojë sfida e madhe e marrdhënies së rregulltarëve me laikët: Laikët nuk janë objekt i baritores sonë, por mbi të gjitha subjekt i ungjillizimit tonë, jo vetëm nëpunës e bashkpuntorë por që bashkëndajnë të njëjten përshpirtëri. Është i nevojshëm një ndryshim mentaliteti që na lejon të rinjohim bashkë me nevojën për të formuar laikët, nevojën të formohemi me laikët. T’u besojmë atyre, jo një rol zëvendësimi por, një bashkëndarje aktive jo vetëm shpirtërore.

Një tjetër sfidë e jetës rregulltare e lidhur me problemin e thirrjeve, që lind nga shqetësimi i të qëndruarit  në sipërfaqe që është përhapur  në jetën rregulltare nga një varfëri e brendshme, nga një jetë pa horizont, pa një thellësi shpirtërore. Frytshmëria nuk varet nga numri, por nga cilësia. Vendimtar rezulton të jetë momenti i shoshitjes së thirrjes dhe të formimit fillestar e mbi të gjitha formimi i vazhdueshëm.

Shpesh shqetësohemi për thirrjet që nuk kemi dhe nuk kujdesemi për atë që kemi. Bëhemi të afërm të nevojave të përsonave që takojmë jashtë bashkësisë dhe nuk dëgjojmë nevojat bashkëvllaut e bashkëmotrës në bashkësi. Jeta rregulltare mund akoma ta zgjojë botën nëse qëndron zgjuar sepse është bota  që në fund të fundit dëshiron të jetë zgjuar, sepse ka etje për pafundësi, ka etje për ato ideale bukurie dhe lirie që jeta e kushtuar është  akoma e aftë të dëshmojë.

*Relacioni eshte mbajtur nga Ate Giovanni Peragine ne Freising (Gjermani) ne Kuvendin e mbledhur nga Renovabis nga data 1 gusht- 2 shtator 2016

Previous Dekanati Durres - Rruzarja e martirëve
Next Kisha e Llapushnikut e ngritur mbi mal: rastësi apo providencë?

Sugjerime