Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku

Dom Ernest Troshani shpallet Kardinal nga Papa Françesku

troshaniSot ne lutjen e Engjellit te Tenzot ne oren 12.oo ne Rome, Papa Françesku ka shpallur kardinalet e rinj nder te cilet edhe Dom Ernest Troshanin per deshmine  e jetes se tij te Krishtere. Eshte i vetm prift ne te gjithe listen qe shpallet Kardinal per ta nderuar. Me 21 shtator 2014 ai deshmoi para papes Francesku vuajtjet e tij dhe te Kishes shqiptare pergjate komunismit. Ne mediat e gjithe botes shkoi perqafimi i perzemert i perlotja e Papes ne takim me Kardinalin e dyte shqiptar pas Dom Mikel Koliqit. Ky eshte nje titull nderi qe i jepet atij. Kjo do te thote se ai nuk merr pjese ne konklave, pasi ka kaluar moshen, por Kisha e nderon me kete titull.

Kardinali tjeter perpara Troshanit ishte Mikel Koliqi edhe ai i shpallur kardinal prej Gjon Palit II per deshmine e jetes se krishtere dhe per martirizimin. Ky eshte nje nderim dhe mirenjohje qe Papa Francesku i ben Shqiperise perpara shpalljes se Lumturimit te 38 martireve shqiptare qe do te behet me 5 nentor te ketij viti ne Shkoder. Vlersimi i klerit shqiptar te perndjekur gjate komunizmit eshte shenja se ky kler i ka dhene shume Kishes katolike universale sidomos me martirizmin e tij gjate komunizmit.

Faleminderit Papa Francesku.

Previous INAUGURIMI I SHTËPISË SË LUTJES “SHËN JOZEFI” KARMEL- NËNSHAT
Next Asemblea dioqezane në Lezhë

Sugjerime