Kalon në amshim Atë Civerra misionar per shumë vite në Gurëz – Kurbin

Kalon në amshim Atë Civerra misionar per shumë vite në Gurëz – Kurbin

padre-civerraPEREGRINUS.AL   /

Ka vdekur sot në moshën 90 vjeçare, në një shtëpi përkujdesjeje në Trento (It), Atë Giuseppe Civerra, prift dehonian. Për shumë vite Atë Civerra ka shërbyer edhe në Shqipëri, pikërisht në famullinë e Zojës së Këshillit të mirë në Gurëz.

Padre Civerra ishte nj ekspert në astronomi dhe ka ndërtuar me mjete rrethanore Vëzhguesin astronomik të Andrias në Bari të Italisë. Po ashtu është vlerwsuar si një piktor i mirë dhe autor ekspozitash.

Në vitin 1975 Atë Civerra u transferua në një Kishë fshati të braktisur në zonën e Andria-s: Shenjtërorja e Krishtit Shëlbues.

Vetmia ishte vuajtja më e madhe e një prifti: kremtimi i meshës pa njerëz ishte pendesa më e madhe e tij. Këtu lindi idea e radios së parë e më pas e televizionit. “Nëse njerëzit nuk shkojnë në shenjtërore atëherë shenjtërorja shkon te njerëzit dhe hyn me dyer të mbyllura e pa trokitur”. Janë këto fjalët e Atë Civerra-s për fillimet e Teledehon.

Kështu ai themeloi Radio Christus dhe më pas me 3 maj 1978 ndezi sinjalin eparë të Teledehon. Qëllimi ishte të mbërrinte te sa më shumë njerëz.

Historia e këtij meshtari katolik nuk ndalet këtu. Si djalë i ri shkon në Angli për të studjuar anglishten që më pas të nisej misionar. Kjo nuk qe e mundur menjëhërë. por ai nuk e braktisi kurrë ëndërrën e misionarit. Në fakt pjesën e fundit të jetës së tij e kaloi në Shqipëri në atë mënyrën e tij përgjatë rrugëve duke biseduar me njerëzit me gjithë vështirësitë e gjuhës që e plotësonte me gjestet e kuptueshme të tijat.

Previous I'u kundërvunë narkotrafikantëve, vriten priftërinjtë
Next Shqiptarët si tutorë të legalizuar

Sugjerime