I’u kundërvunë narkotrafikantëve, vriten priftërinjtë

I’u kundërvunë narkotrafikantëve, vriten priftërinjtë

meshtaret-meksikane

PEREGRINUS.AL   /

Atë Alejo Nabor Jimenez Juarez dhe Atë Jose Alfredo Juarez de la Cruz, janë gjetur të vrarë pasi janë rrëmbyer në shtetin e Veracruz të djelën e kaluar. Dy priftërinjtë punonin në zonat rurale me banorët dhe i ishin kundërvënë kultivimit të bimëve narkotike nga kartelet e drogës meksikane duke u rreshtuar nga ana e të varfërve. Trupat e tyre janë gjetur në anë të rrugës. Shkon kështu në 14 numri i priftërinjëve të vrarë në vitin 2016 në Meksikë.

Konferenca ipeshkevore e Meksikes e ka dënuar ashpër këtë akt duke i quajtur të poshtër dhe sakrilegë narkotrafikantët që kanë vepruar e vazhdojnë të veprojnë në këtë mënyrë. Shpesh në Meksikë e në vende të tjera, Kisha dhe meshtarët janë streha e fundit e shumë njerëzve në nevojë e që janë të dëshpëruar nga kushtet e jetesës apo të kapjes nga narkotrafiku.

Previous Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare Kryetari i Nderit të KMSH-së, Haxhi Selim Muça *
Next Kalon në amshim Atë Civerra misionar per shumë vite në Gurëz - Kurbin

Sugjerime