5O vjet jetë si motër

5O vjet jetë si motër

moter-mariaATE ZEF BISHA S.J.    /

Të mërkurën, më 14 shtator, në Kishën Zemra e Krishtit në Tiranë, motër Maria Merola odn e Urdhërit të Shoqërisë së Zonjës Mari kujton 50 vjetorin e kushtimit në jetën rregulltare. Ashtu sikurse ka punuar dhe vepruar deri më sot, motër Maria nuk kishte dëshirë të bënte një feste të madhe, por të falënderonte Zotin përpara eukaristisë, duke kujtuar edhe një herë premtimet që i ka bërë më 14 shtator të vitit 1966. Por thjeshtësia, shërbimi, dashuria e kushtimi i plotë nuk mund të qendrojë në heshtje. Kisha u mbush plot me prindër, mësues, nxënës e shumë e shumë te tjerë që erdhën të falënderojnë Zotin bashkë me motër Marinë. Në vijim, disa fjalë nga përshëndetja e saj:

O Zot, dëshiroj të shpreh sot në zemrën time dhe të të këndoj sot, sikur atëherë, me Marinë manjifikatin tim, nga thellësia e qenies sime për dashurinë Tënde, mëshirën Tënde, thirrjes që më ke bërë për të ndjekur Shoqërinë e Zonjës Mari, dhe në besnikërinë Tënde që më ke shoqëruar çdo ditë.

Të falënderoj për motrat që m’i ke dhënë në ecjen time, me të cilat kam bashkëndarë misionin tim.

Të falënderoj për personat: nxënësit, prindërit, miqtë që kam njohur dhe më kanë ndihmuar.

Të falënderoj për thirrjen speciale të misionit në tokën Shqiptare që më ka mikpritur dhe më ka bërë të ndihem si në shtëpinë time.

Të falënderoj për prindërit e mi që me dëshminë e jetës na kanë edukuar në fe mua, vëllezërit e motrat e mia.

Faleminderit gjithë juve që sot jeni bashkuar me mua për këngën e falënderimit.

 

Faleminderit Motër Maria!

Previous Tre të rinj shqiptar nga Shqiperia, Mali Zi e Kosova, veshin zhgunin e fratit
Next Bëhu i lumtur, sepse lumturia është të kesh miq, e këta miq le të jenë populli i Zotit

Sugjerime