Nunci Apostolik, Imzot Ramiro Moliner Ingles, përfundon misionin e tij në Shqipëri

Nunci Apostolik, Imzot Ramiro Moliner Ingles, përfundon misionin e tij në Shqipëri

ramiro-molinerKëto ditë ka përfunduar misionin e tij diplomatik në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij Imzot Ramiro Moliner Ingles. Figura e Nuncit apostolik ka një vlerë të dyfishtë në jetën e Kishës. Ai është i dërguar i Atit të Shenjtë pranë Kishave të veçanta e vendore, e në të njëjtën kohë përfaqësues në nivelin e ambasadorit pranë shtetit ku gjendet.

Kush është Imzot Ramiro Molinar Ingles?

Ka lindur në Castelseras (Spanjë) më 13 mars 1941. Është shuguruar meshtar më 19 qershor 1965. Është i laureuar në Shkenca Shoqërore në Universitetin Papnor Gregorian. Ka hyrë në shërbimin diplomatik të Selisë së Shenjtë në vitin 1973 dhe ka punuar pranë Përfaqësive Diplomatike të Selisë së Shenjtë në Zelandën e Re, Ekuador, Kosta Rika, Brazil, Uruguai, Sudan dhe Britaninë e Madhe.

Është emëruar Nunc Apostolik në Papua Guinea e Re më 2 janar 1993. Më pas është emëruar Nunc Apostolik në Guatemalë më 10 prill 1997.

Po ashtu ka qenë Nunc Apostolik në Etiopi dhe në Xhibuti dhe Delegat Apostolik në Somali më 17 janar 2004.

Gjuhët e njohura: italisht, anglisht, frengjisht dhe portugalisht.

Në Shqipëri ka ardhur më 27 shtator 2008. Tanimë lë Shqipërinë dhe këto ditë dorëzon detyrën e tij në Selinë e Shenjtë.

Previous Falenderim në Katedralen e Nënë Terezës në Sapë
Next Bekimi që morëm në Laç të Vaut të Dejës, në Katedralen e Nanës ...

Sugjerime