Benedikti XVI: askush nuk me ka kërcënuar të jap dorëheqjen

Benedikti XVI: askush nuk me ka kërcënuar të jap dorëheqjen

ratzinger-francesku“Qeverisja praktike nuk është pika ime më e fortë e kjo sigurisht është një dobësi. Por nuk arrij me e pa veten si dikush që ka dështuar”. “Françesku është njeriu i reformës konkrete dhe ka shpirtin e duhur për të vënë dorë në gjërat e karakterit organizativ”.

Janë dy fjali të Papës së merituar Benedikti XVI, që gjenden në librin – intervistë Bashkëbisedimet e fundi që, nga nesër, do të dalë në librari për shtëpinë botuese Garzanti, për të cilin është kujdesur biografi i tij, Peter Seewald, përmbajtja e të cilit është paraprirë sot nga “Corriere della sera”.

“E kam shkruar vetë tekstin e dorëheqjes” – shpjegon Ratzinger. “Nuk bëhet fjalë për një tërheqje nën shtytjen e ngjarjeve apo për një ikje për shkak të pamundësisë për t’u bërë ballë atyre. Askush nuk është përpjekur të më kërcënojë. Nëse do ta kishin bërë nuk do të kisha ikur, sepse nuk duhet lënë diçka kur je nën kërcënim. E as nuk është e vërtetë që isha i zhgënjyer apo gjëra të tilla të ngjashme. Përkundrazi – vazhdon ai – falë Zotit isha në një gjëndje të paqtë shpirtërore si dikush që ia kishte hedhur vështirësisë. Është ajo gjëndje shpirtërore në të cilën ia kalon qetësisht timonin atij që do të vijë pas teje.”

“I lumtur me pasardhësin tim”

Benedikti XVI e quan veten “të lumtur” me pasardhësin e tij Jorge Bergoglio, zgjedhja e të cilit qe shenja e një “Kishe të gjallë”. Ratzinger ndërhyn edhe rreth temës së një grupi të prezumuar homoseksualësh në Vatikan: “Është e vërtetë – pohon – se më qe treguar për një grup që ndërkohë e kemi shkrirë. Ishte i sinjalizuar në raportin e komisionit të tre kardinalëve që thonte se mund të dallohej një grup i vogël prej katër apo ndoshta pesë personash. A mund të formohen të tjerë në të ardhmen? Nuk e di. Gjithsesi Vatikani nuk është sigurisht plot me raste të tilla.”

“Çkrishtërizimi përshkallëzohet”

Në libër Beneditki XVI e fton Kishën që të ndryshojë: “është e qartë që çkrishtërizimi i Europës ecën përpara, elementi i krishterë zhduket gjithnjë e më shumë nga shoqëria. Si pasojë Kisha duhet të gjejë një formë të re pranie, duhet të ndryshojë mënyrën se si paraqitet”

“Duhet me i’u përgatit vdekjes”

Papa i merituar na beson edhe se si duhet ti përgatitemi vdekjes: “Duhet me i’u përgatit vdekjes –pohon ai -. Jo në kuptimin që duhet me përmbush disa vepra, por me jetu duke u përgatitur për kalimin e provimit të fundit përballë Hyjit. Të braktisësh këtë botë dhe të gjendesh përballë Tij dhe shenjtërve, miqve dhe armiqëve. Të pranosh të themi mbarimësinë e kësja jete dhe të nisësh shtegtimin për të mbërritur para fytyrës së Hyjit.

Libri është një “testament shpirtëror.”

“Këto Bashkëbisedime të fundit – shpjegohet në skendën e librit – paraqesin testamentin shpirtëror, një amanet të brendshëm dhe personal të Papës që më shumë se kushdo tjetër ka arritur të tërheqë vëmendjen, qoftë të besimtarëve e qoftë të jobesimtarëve, rreth rolit të Kishës në botën bashkohore”. Në intervistën e tij të gjatë me Peter Seewald – vë re skeda e vëllimit – Papa i merituar “përballet për herë të parë me vuajtjet, mallëngjimin dhe çastet e vështira që i kanë paraprirë dorëheqjes së tij; por edhe i përgjigjet me një sinqeritet befasues pyetjeve të shumta rreth jetës së tij publike e private: karriera si një teolog i suksesshëm dhe miqësia me Gjon Palin II, ditët e Konçilit II Vatikan dhe zgjedhja si Papë, skandalet e abuzimeve seksuale të klerit dhe komplotet e Vatileaks”.

Peter Seewald, shkrimtar dhe gazetar gjerman, ka shkruar me Benediktin XVI, Kripa e tokës (1966), Hyji dhe bota (2000) dhe Dritë nga bota (2010).

Marre nga Avvenire.it

Previous Famullia Katedrale e Shkodrës në Romë për shenjtërimin e Nënë Terezës
Next Falenderim në Katedralen e Nënë Terezës në Sapë

Sugjerime