Famullia Katedrale e Shkodrës në Romë për shenjtërimin e Nënë Terezës

Famullia Katedrale e Shkodrës në Romë për shenjtërimin e Nënë Terezës

famullia-katedralePEREGRINUS.AL   /

Famullia Katedrale e Shën Shtjefnit në Shkodër e udhëhequr nga Famullitari i saj Dom Artur Jaku ka marrë pjesë në kremtimin e shenjtërimit të Nënën Terezës në Romë. Ja si e përshkruajnë ata vetë nëpërmjet rrjetit social Facebook këtë shtegtim me etapat kryesore të tij.

Ndalesa e parë ka qenë në Bazilikën e Shën Palit jashtë Mureve ku u zhvillua edhe Koncerti i madh në nder të Nënë Terezës.

Ne nje nder bazilikat ma te rendesishme te trashegimise historike te kryeqytetit shpirteror te katolicizimit, Romes, me te suksesshmit e skenes shqiptare mbajten koncertin ne vigjilje te shenjterimit te Nene Terezes. Artistet, Ermonela Jaho, Shkëlzen Dolli, Inva Mula, Rita Ora,etj, per shume minuta, para nje publiku pothuajse shqiptar, demonstruan vlerat artistike ne diten ne te cilen misherimi i vlerave te bijes sone ngjitet ne altarin e kishes se gjithmbarshme. Dite qe kendojne shqip, dite me te mira per kombin tone, nen melodine e thjeshtesise, dashurise e te sherbimit…

Në pas ceremonia e shenjtërimit mëngjesin e ditës së dielë me datë 4 shtator:

Permes një ceremonie madheshtore, ku morën pjesë mijera besimtarë dhe pelegrinë, Papa Francesku shpalli Shenjte Terezen e Kalkutës, shqiptaren Gonxhe Bojaxhiu. Kremtimit ju bashkuan edhe shtegtarët e famullisë së Shën Shtjefnit, të cilët perjetuan nga Shën Pjetri emocionet e ngjarje historike të ngjitjes në altar të “vocerrakes Gjigande”, duke lartësuar të gjithë të varfërit nder më të varfër, të semurët e harruarit. Zgjodhi periferinë për ta kthyer në qendër të misionit të saj, duke i dhënë botës shembullin se cfarë mund të realizojë nje njeri me forcen e shpirtit që ushqehet me burimin e jetës, Zotin. 
Faleminderit Nënë për emocionet e kësaj dite, e të drejtohemi me lutje nga shtëpia e re e shenjtërisë, të na përkundesh e të na rrisesh në rrugen e dashurisë e të mirëqënijes.”

E së fundmi rrugës për në shtëpi:

Ne ndalesen e fundit te rrugetimit, pelegrinet e famullise se Shen Shtjefnit, ashtu sic e kane nisur shtegtimin me bekimin nga shenjterorja e Zojes se Shkodres, e mbyllen me takimin me “emigranten e tyre”, Zojen e Keshillit te Mire, ne Genazzano. Kishe e dashtun, qe ruan reliken e atij afresku te shkeputur nga historia e trupi i qytetit tone te lidhur qysh krye te heres me kete figure amesie. Takimi me Zojen, ne altarin e flise se gjalle, ishte nje fest shpirterore me dashurine e mallin qe te sjell takimi me nenen. Zojes ja sollem aromen e Shkodres, dhe i percjellem nevojen e madhe te popullit per bekimin e saj. Grupi i pelegrineve te famullise se Shen Shtjefnit mbyllen me kete takim shtegtimin, per tu kthyer paraditen e dites se 6 shtatorit, ne Shkoder. Fryteshmeri per te gjithe shtegtaret, e urime te gjitheve per shenjten Tereze.”

Previous Misioni katolik shqiptar ne Zvicër dhe shenjtërimi i Nënë Terezës
Next Benedikti XVI: askush nuk me ka kërcënuar të jap dorëheqjen

Sugjerime