Sqarim per nje reagim* te Don Robert Koles rreth librit te Dom Nik Ukgjinit per Historine e Kishes shqiptare

Sqarim per nje reagim* te Don Robert Koles rreth librit te Dom Nik Ukgjinit per Historine e Kishes shqiptare

dom NIkaAtë ZEF BISHA S.J. – Atë MARIO IMPERATORI S.J.    /

Falënderojmë, para së gjithash, Don R. Kola për kontributin e tij kritik dhe çështjet që ai ngre. Gjejmë rastin për të saktësuar rolin e Qendrës Botuese “Shoqata e Jezuitëve” dhe të jezuitëve në publikimin e studimit të Don Nik Ukgjini. Nuk flitet për një Shtëpi Botuese rreptësisht shkencore, por që mirëpret me kënaqësi kontributet historike, ashtu siç ka bërë me punët e çmuara të Don M. Peeters. Pasi bëhen verifikimet e nevojshme akademike të autorëve, përgjegjësia e përmbajtjes, për  mirë apo për keq, bie tërësisht mbi autorët dhe bashkëpunëtorët e tyre shkencorë. Ndërhyrja shumë e shkurtër e P. Mario Imperatori S.I. kishte dhe ka si qëllim të vetëm atë që të nxitë leximin e tekstit dhe të krijojë kushtet për një debat kritik intelektual, në qarqet më të përshtatshme, gjithmonë në respekt të njerëzve dhe të vërtetës, për të cilën të gjithë duhet të përpiqemi. Nëse do të ndodhë kështu dhe do të stimulohet një njohuri më e thellë historike e pranisë së krishterë në trojet tona, Qendra Botuese e jezuitëve do t’ia ketë arritur qëllimit që ka vendosur duke pranuar edhe studimin e Don Ukgjini ndër botimet e saj.

 

Atë Zef Bisha S. I., Përgjegjës i Qendrës Botuese “Shoqata e Jezuitëve”

Atë M. Imperatori S.I.,  Drejtor i Institutit filozofik-teologjik të Seminarit Ndërdioqezan Shqiptar (Shkodër)

*Shkrimin e Don Robert Koles e gjeni duke klikuar ketu

 

Previous Familja: vatër mëshire dhe dashurie / 1
Next Nënë Tereza e Ungjillit dhe e dinjitetit të personit njerëzor

Sugjerime