Drejt Mëshirës…

Drejt Mëshirës…

dbrELIDON DODA
Miliona të rinj katolik nga të katër anët e botës, mes tyre të ftuar edhe nga komunitete e tjera fetare janë bërë pjesë e shtegtimit të Ditës Botërore të Rinisë (DBR) që këtë vit është kremtuar në Krakov të Polonisë. “Sepse pikërisht në këtë botë në luftë, duhet vëllazërimi, duhet afërsia, duhet dialogu, duhet miqësia. E kjo është shenja e shpresës, kur ka vëllazërim”. – ka theksuar Papa pas përfundimit të DBR. Ftesës së Papa Françeskut tre vite më parë për takim e radhës u janë përgjigjur të rinjtë nga mbarë botë. Paçka se frika ka shoqëruar prindërit nga situatat ekstremiste ku gjendet sot Evropa. Por aty ku është mëshira e Zotit aty është dashuria. “Një figurë simbolike e Ditëve Botërore të Rinisë është shpalosja  shumëngjyrëshe e flamujve të të rinjve:  në DBR-në flamujtë e kombeve bëhen më të bukur, më të pastër, sikur pastrohen, duke u valëvitur pranë e pranë me flamujtë e kombeve në konflikt. E kjo është e bukur” – ka theksuar Ati i Shenjtë.
Nga data 26 deri më 31 korrik 2016 qyteti i Krakovit dhe qytet përreth kanë pritur mes tyre edhe afro 700 të rinj shqiptarë të ardhur kryesisht nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Itali, Zvicra, Gjermania etj. Tre ditë katekizem për të hyrë në brendësinë e këtij shtegtimi ‘Lum të mëshirëshmit sepse do të gjejnë mëshirë’, por edhe vizitat në kampin famëkeq atë të Aushvicit – Birkenau, kanë qenë dëshmia e qartë që të rinjtë kanë marrë si shembull që duhet të vihet në veprim çdo ditë të jetës. “Polonia i kujton sot mbarë Evropës – shton Papa Françesku, se për Kontinentin nuk ka ardhmëri, pa vlerat, që e themeluan, të cilat kanë në qendër vizionin e krishterë për njeriun. Ndërmjet këtyre vlerave, është mëshira, apostuj të së cilës ishin dy bijtë e mëdhenj të tokës polake, Shën Faustina Kowalska e shën Gjon Pali II. Në këtë heshtje, dëgjova praninë e të gjithë shpirtrave, që kaluan këndej; ndjeva dhembshurinë, mëshirën e Zotit, që disa nga këta shpirtra ditën ta sjellin edhe në këtë greminë. Në këtë heshtje të madhe, u luta për të gjitha viktimat e dhunës e të luftës. Edhe sot bota  vuan nga sëmundja e mizorisë, Zoti na dhëntë paqe!”
Ndërkohë që vetë Papa Françesku ka nxitur të rinjtë se vetëm nëpërmjet dashurisë mund të arrihet tek mëshira dhe kjo nuk do të mund të gjykohet nga askush sepse është dhurata më e bukur e dhënë nga Zoti. Mos jini egoist, mos e lini veten tuaj në duart e të tjerëve. Jini të rinj që bota ta kuptoj se e doni jetën dhe vetëm kështu do jemi pranë Zotit. Tre takimet e madha ajo e pritjes së Atit të Shenjtë – Udha e Kryqit dhe Vigjilja kanë qenë jo thjeshtë një dëshmi e përjetuar nga të rinjtë, por një shpresë mëshirë, që nxit të jemi qytetar të denjë të globit.
Previous Jezuitët në Shqipëri për formimin e meshtarëve
Next DY FJALË RRETH LIBRIT “KISHA KATOLIKE NË TREVAT SHQIPTARE NGA SHEK XI DERI SOT” TË DON NIKË UKGJINIT

Sugjerime