Komunitetet fetare të krishtera: gjeni konsensusin për reformën!

Komunitetet fetare të krishtera: gjeni konsensusin për reformën!

justitiaDeklarate

Komunitetet e Krishtera në Shqipëri, (Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike në Shqipëri dhe Kisha Protestante e perfaqësuar nga Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë), jemi duke ndjekur me interes dhe shqetësim rrugetimin e reformës në drejtësi gjatë gjithë kohës që flitet për të. Në mënyra të ndryshme, kemi thënë fjalën tone për këtë reformë në përgjithësi apo për aspkete të veçanta të saj.

Në këtë moment kaq delikat, kur po afrohet data dhe mundësia për t’i dhënë vendit një reformë në drejtësi, e cila është ndër hallkat më problematike të shtetit dhe të shoqërisë shqiptare, dhe që prek drejtpërdrejtë jetën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë, i bëjmë thirrje sensit të përgjegjësisë së faktorëve dhe lidërve politikë që të gjejnë me patjetër një konsensus për këtë reformë ashtu siç edhe faktori ndërkombëtar është duke theksuar. Gjetja e një gjuhe të përbashkët, jashtë interesit vetjak apo të një grupimi të caktuar politik, por në interes të vendit, është sot misioni juaj i madh.

Drejtësia dhe zbatimi i saj i përpiktë nuk është një opsion në jetën e një populli që synon të jetë një vend demokratik, por element themelor për të cilin duhet të kontribojmë të gjithë dhe që garanton ndarjen nga korrupsioni si gangrena që rrezikon shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe të shoqërisë.

Gjetja e konsensusit për miratimin e reformës në drejtësi jemi të bindur se do të shtojë besimin e popullit tek faktori politik dhe do të ndikojë në ndërtimin e një të ardhme më të mire ku shteti i së drejtës do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të së mires së përbashkët.

Orët në vazhdim janë shumë të rëndësishme dhe jetike për këtë reformë. Ne besojmë se ka ende hapësira për t’u ulur dhe për të lënë menjëanë retorikat konfliktuale. Populli pret shumë nga ju e nga ne të gjithë që në mënyra të ndryshme duhet të kontribojmë në përmirësimin e jetës së tij.

Ne premtojmë lutjet tona dhe të besimtarëve tanë drejtuar Zotit për gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe miratimin e kësaj reforme.

Paqja e Zotit qoftë me ju!

Previous Fuqia e dashurisë ndaj armiqëve: për murgjit e vrarë në Algjeri në vitin 1996 nis procesi i lumnimit
Next Zemërthyer dhe i pafuqishëm me sytë drejt shpresës që nuk zhgënjen …

Sugjerime