Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan deklarate per sulmin terrorist ne France

Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan deklarate per sulmin terrorist ne France

Qendra nderfetare 1Peregrinus.al   /

Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka reaguar menjëherë në paraditen e sotshme për sulmin terrorist në Francë në mbrëmjen  datës 14 korrik. Me anë të një letre drejtuar ambasadorit francez në Shqipëri kjo Qëndër ka dënuar aktet terroriste dhe ka shprehur solidaritetin me familjet e viktimave. Më poshtë është teksti i plotë i deklaratës:

 

Drejtuar Ambasadorit të Francës në Shqipëri

I nderuar Shkëlqesi, Ambasadori Bernard FITOUSSI

Komiteti i Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan me pikëllim të thellë mësoi për aktin e tmerrshëm terrorist në Nicë pikërisht në mbrëmjen e festës suaj kombëtare dhe ndjen dhimbje të madhe për viktimat e pafajshme nga ky sulm i rëndë terrorist.

Ne Ju shprehim solidaritetin dhe ngushëllimet e të gjithë besimtarëve tanë për familjet e jetëve të humbura dhe tërë popullin francëz duke dënuar njëkohësisht me indinjatë të thellë këto akte vrastare makabre.

Ne e dimë fort mirë se zëri i arsyes dhe i ndërgjegjes njerezore në fund do të triumfojë mbi zërin e terrorit, krimit dhe mllefit njerëzor por të gjithë së bashku duhet të mos reshtim për të zhdukur shkaqet dhe ideatorët e këtyrë mënxyrave.

Me lutjen që shpirtrat e tyre të prehen në paqë urojmë që populli Francez, së bashku me mbarë komunitetin europian dhe botëror të gjejmë forcë për të përballuar me solidaritet e vëllazëri me shpresën për të ndërtuar një të ardhme paqësore dhe pa terrorizëm.

Me pikëllim dhe përulësi

Për QBNF ELBAS

kryetari

Arben Ramkaj

 

Previous I dashur Zot, sot ishte një ditë e vështirë...
Next Kisha në Shqipëri per sulmin terrorist në Francë: të forcojmë bashkëpunimin ndërfetar

Sugjerime