Kisha në Shqipëri per sulmin terrorist në Francë: të forcojmë bashkëpunimin ndërfetar

Kisha në Shqipëri per sulmin terrorist në Francë: të forcojmë bashkëpunimin ndërfetar

mons massafra

PEREGRINUS.AL

Ne një deklaratë për shtyp, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë shpreh dënimin e saj për sulmin terrorist në Francë dhe bën thirrje për një bashëkpunim më të madh ndërfetar e ndërinsitucional. Ja deklarat e zyrës së Shtypit e Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë:

“Kryetari i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, Imzot Angelo Massafra, Arqipeshkëv i Shkodër-Pult, në emër të ipeshkëvinjëve katolikë të Shqipërisë dënon ashpër sulmin terrorist në Nice të Francës mbrëmjen  e kaluar. Ndërkohë shprehim ngushëllimet e lutemi për viktimat e këtij akti terrori. Ajo çka ka ndodhur në Francë është një gjë shumë e rëndë që, sëbashku me aktet e tjera në Francë, Belgjikë, Turqi, e në vend të Lindjes së Mesme duhet të zgjojnë vetëdijen tonë dhe reagimin qytyetar.

Ndërkohë duhet të forcojmë bashkëpunimin ndërfetar dhe ndërinstitucional që t’u paraprijmë akteve të tilla, sidomos nëpërmjet edukimit qytetar, civil dhe religjioz me ndjenjat e paqes, të bashkëjetesës dhe të harmonisë. Kisha katolike në Shqipëri nxit çdolloj veprimi dhe nisme në të mirë të bashkëjetesës dhe sigurisë në vend duke përfshirë këtu edhe Reformën në drejtësi që këto ditë pritet të miratohet. Kjo do të ndihmonte edhe në këtë drejtim, në forcimin e organeve të drejtësisë dhe në besimin te ligji dhe te e mira.

Mbetemi me shpresë dhe i lutemi Zotit që akte të tilla të mos përsëriten më.”

Previous Qëndra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan deklarate per sulmin terrorist ne France
Next Fuqia e dashurisë ndaj armiqëve: për murgjit e vrarë në Algjeri në vitin 1996 nis procesi i lumnimit

Sugjerime