Reforma dhe ndryshime në fushën e komunikimit në Vatikan.

Reforma dhe ndryshime në fushën e komunikimit në Vatikan.

Schermata-2016-07-11-alle-12.34.29

PEREGRINUS/

Koha për reforma dhe ndryshim në fushën e komunikimit në Vatikanit. Pikerisht sot, ditë në të cilën është dhjetë vjetori në krye të zyrës së shtypit të Vatikanit i At Federico Lombardit, ai lë rolin e tij si zëdhënës i Vatikanit; rol qe do t’i pasoje zëvendës-drejtorit Greg Burke, me efekt nga 1 gushti. Emërimi është bërë zyrtar me buletinin e përhapur sot në orën 12.

Megjithëse Lombardi është në pension, ai do të shoqërojë Papa Françeskun në udhëtimin e tij ndërkombëtar në Krakovia, të planifikuar me  26 deri 31 korrik, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Me të do të jetë edhe Greg Burke, gazetari amerikan, i lindur në vitin 1959, me 21 dhjetor 2015 ai u emërua Zëvendës Drejtor i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, me efekt nga 1 shkurti 2016. Ai mori vendin e At Ciro Benedettini, i cili pati këtë rol për dy dekada.

Nëse emërimi i Burke ishte tashmë i nënkuptuar, surprizë e vërtetë është emërimi i zëvendës-drejtores së zyrës së shtypit të Vatikanit, për herë të parë në histori një grua: Paloma Garcia Ovejero, 41 vjeçe, korrespondent e shkëlqyer në Vatikan e  Cope, radio e Konferencës Ipeshkvore spanjolle, e cili është korrespondent në Romë, nga shtatori 2013.

Kjo është “frymë” e reformave fort të kërkuara nga Papa, në një aspekt kaq të rëndësishëm siç është ai i komunikimit në përgjithësi. Shembull i cili shpresojmë të kaloje edhe në Kishën në Shqipëri, ku roli i laikëve të jetë më i rëndësishme, duke ndjekur pikërisht shembullin e emërimit të Greg Bruke dhe Paloma Garcia.

Previous Lidhja drejtperdrejt streaming me DBR KRAKOVIA 2016
Next Lajmërimi zyrtar: Ceremonia e Lumnimit të martirëve më 5 nëntor 2016

Sugjerime