Unë jam shqiptar – Libri i Atë Ernesto Santucci-it*

Unë jam shqiptar – Libri i Atë Ernesto Santucci-it*

SantucciKrenar Gjokeja   /

Deshmia qe prifti jezuit p. Ernesto Santucci, na jep ne kete liber, “ndermejet kronikes dhe historise”, mund te konsiderohet bindshem si fryt i pervojes misionare ne Shqiperi, por mbi te gjitha i besimit te tij ne Krishtin, eshte e vetmja arsye qe ben te mundur pranine e tij ne Shqiperi. Misioni i tij fokusohet kryesisht ne dy aspekte, ne dukje te ndryshem, por, ata qe e njohin dhe kane jetuar ne realitetin shqiptar te atyre viteve, e dine mire qe jane te pandashem midis tyre: rilindja shpirterore dhe materiale e Kishes katolike ne Shqiperi. Ne kete liber, shkruar bashke me Francesco Bellofatto, tregohet ne menyre efikase dhe realiste, nje gjendje deshperuese, qofte per nga pikepamja ekonomike (nese me ekonomi nenkuptojme nevojat e jeteses primare, ushqim dhe veshmbathje), qofte shpirterore. Padre Santucci nuk anashkalon asgje nga gjendja shqiptare ne te cilen ai jeton, perkundrazi, informohet dhe ben kerkime. Mbledh deshmite dhe mendimet qe hera heres i i jepen nga te moshuarit “gjysherit” e fshatrave qe ai tashme e ndien veten pjese e tyre. Behet fjale per ato persona qe kane luajtur rolin kryesor ne ruajtjen dhe trashegimin e besimit nder breza. Pershkrimi i ngjarjeve dhe vendeve behet ne menyre te perpikte dhe efikase. Te con te mendosh per nje kerkim te bere nga nje antropollog dhe jo nga nje prift misionar, duke mos lene kurre ne harrese anen shpirterore qe eshte edhe kryesorja. Ne mungese informacioni, autori shfleton burimet antiche, per te rindertuar ate c’ka diktatura ka rrenuar, si p.sh ne rastin e kishes se Bilaj-t dhe te tjera vende te shejta. Kur behet fjale per kisha te “rrenuara apo te trasformuara” ne rrenoja gjate regjimit barbar komunist, autori pershkruan ne menyre te perpikte gjerat “si ishin dhe ku ishin”. Statujat dhe objektet e ndryshme, qe gjendeshin ne magazinat ose nder fusha pastaj te restauruara, pertej vleres artistike (nuk besoj te kene ndonje vlere e vecante), por qe kane nje vlere te pacmueshme sentimentale. Autori mundohet te rindertoje nje pjese sado te vogel por te rendesishme per historine. Duhet te kujtojme qe, deshmia e dhene nga autori ne kete liber mbart brenda saj, angazhimin dhe kujdesin e tij ndaj bamirseve te shumte qe jetojne ne Itali. Ne liber jepet nje numer i madh letrash, nepermjet te cilave padre Santucci – ne menyre te vashdueshme, cdo Krishtlindje dhe pashke – falenderon dhe ben pjesmarres te gjithe ata qe kane kontribuar ne mbeshtetje te Kishes dhe misionin e saj ne Shqiperi, me mire te themi e Kishes se “tyre”, meqe padre Santucci pohon me krenari qe e ndjen veten, ose me mire te themi eshte, shqiptar.

  • Titulli eshte i redaksise. Shkrimi eshte shfaqur ne seksionin e recensioneve ne Revisten La Civilta Cattolica te jezuiteve te italise per librin ERNESTO SANTUCCI, “Io sono un albanese”, Roma, Avagliano editore, 2016. Autori i recenses eshte arkitekt dhe jeton ne Rome e mik i kahershem ie Ate Sanntucci-t. 
Previous Vatileaks 2: Transparenca e munguar e Kishës apo faji i gazetarëve?
Next Libri i ri: Sakramentet – kuptimi dhe domethënia e tyre

Sugjerime